Home / Lajme / Vuçiqi tregon haptas se nuk i pëlqen kryeministri i Kosovës, thotë se dikur me tjerët kishte dialog, me Kurtin dialogu nuk ekziston fare

Vuçiqi tregon haptas se nuk i pëlqen kryeministri i Kosovës, thotë se dikur me tjerët kishte dialog, me Kurtin dialogu nuk ekziston fare

Vuçiqi tregon haptas se nuk i pëlqen kryeministri i Kosovës, thotë se dikur me tjerët kishte dialog, me Kurtin dialogu nuk ekziston fare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbia asgjë të mirë nuk pret nga bisedimet me Kosovën, sepse, sipas tij, “nuk ka dialog real”.

“Jo me dëshirën tonë, jo me vullnetin tonë, por me dëshirën e atyre që as nuk u shkon ndërmend as të bisedojnë se si do ta përmbushin diçka që kanë nënshkruar 10 vjet më parë. Askush nuk po i detyron ta bëjnë këtë, por ata që nuk po i detyrojnë, janë në gjendje të na detyrojnë neve dhe torturojnë dhe njerëzit tanë. Nga targat [e automjeteve] deri te gjithçka tjetër që është çështje krejtësisht dytësore në marrëveshjen e Brukselit”, u tha Vuçiq gazetarëve në aeroportin ushtarak të Batajnicës, ku mori pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemit raketor kinez FK-3, me të cilin Serbia u furnizua pak ditë më parë.

Siç transmeton “Beta”, Vuçiq ka thënë se “qëllimi ishte që serbët nga veriu i Kosovës ose të dëbohen ose të detyrohen të pajtohen me pavarësinë, si dhe ta çojnë Serbinë drejt njohjes së pavarësisë [së Kosovës]”.

Sipas tij dialogu ka ardhur në pikën “e urdhrave për Serbinë të cilat ajo shkaku i Kushtetutës dhe pozicionit nuk mund t’i zbatojë”.

“Gjithmonë kam qenë përkrahës i madh i dialogut, por i dialogut real. Dikur kemi pasur një dialog të vërtetë, sot me Kurtin, ai dialog nuk ekziston fare”, tha presidenti serb, transmeton Telegrafi.

Presidenti iu referua vizitës zyrtare në Gjermani [më 4 maj] dhe takimit me kancelarin Olaf Scholz, duke thënë se pret të dëgjojë të gjitha vërejtjet lidhur me sjelljen e Serbisë, por edhe mundësinë për të paraqitur qëndrimin e Serbisë.

“Kjo është gjithçka që pres. As keq, as veçanërisht e mirë. Është një mundësi e mirë që të kemi pak kohë për të shprehur pikëpamjet tona. A do të ndryshojmë me këtë një pjesë të qëndrimit gjerman për Kosovën – sigurisht që jo. A do të ndryshojmë një pjesë të qëndrimit të tyre sa i përket sanksioneve (Rusisë) – është e sigurt se nuk do t’ia dalim”, tha Vuçiq.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, Vuçiq vlerësoi se bëhet fjalë për “një konflikt botëror”, sepse sipas tij, sepse “nga njëra anë është e gjithë pala perëndimore, e cila po armatos njërën anë (Ukrainë) dhe nga ana tjetër një fuqi botërore, si Rusia”.

“Thelbi është se kemi një konflikt ekonomik botëror, kemi një konflikt politik botëror, sepse jemi të ekspozuar ndaj presioneve të pabesueshme, kërcënimeve dhe shantazheve me progresin ekonomik apo regresin e vendit”, tha ai.

Vuçiq tha se lidhur me vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin për Kosovën, Donetskun dhe Luganskun, do të flasë më 6 maj.

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...