Home / Opinion / Trenat e Ballukut si pilafi I Nastradinit

Trenat e Ballukut si pilafi I Nastradinit

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe ambiente të brendshme

Nga: Dritan Goxhaj

Kur dëgjova mbesën e Beqirit, të preferuarën e kryetarit të kartelit “Rilindja”, ministren e infrastrukturës Belinda Ballukun, që premtonte se në këto 4 vite do ndërtohet hekurrudha Tirane – Prishtinë.

Menjëherë mu kujtua një gjë interesante që të gjith e thoshim kur ishim të vegjël sa herë bëhej fjalë për ndonjë gjë të pa realizueshme : Kuksi ri ka bo ndryshime, ka çu trenin në rrugë makine.

Kjo për faktin se Kuksi nuk ka pasur ndonjëher tren.

Edhe ky premtim i Ballukut i shkon përshtat kësaj shprehje, sidomos po të shohim hsitorikun e premtimeve të saja në lidhje me hekurrudhat.

Që në vitin 2018 Balluku dhe tërheqësi i karvanit të “Rilindjes” premtonin se do ndërtonin hekurrudhën Tiranë – Durrës dhe nga ajo do bënin një degëzim për në Rinas.

Në 2020 më në fund arritën që të shpallin tenderin për këtë hekurrudhë, e në shkurt të 2021 e nënshkruan edhe kontratën me firmën fituese për ndrëtimin e kësaj hekurrudhe, që sipas tyre do të duhej të përfundonte në 2023, sëbashku me degëzimin për Rinas.

Realiteti, kjo hekurrudhë nuk ka nisur akoma nga ndërtimi.

Në vitin 2021, në muajin qershor, po hanëm Balluku premtonte publikisht se do të rehabilitonte hekurrudhën Vorë – Hani Hotit.

Realiteti, asnjë punim në këtë hekurudhë deri më sot.

Në 30 vjetorin e Partisë Socialiste të kthyer tashmë në sekt të ” Rilindjes”, po hanëm Balluku premtonte se së shpejti do fillojë ndërtimi i hekurrudhës Pogradec – Korçë – Greqi.

Realiteti, asnjë tabelë që të tregojë të paktën fillimin e punimeve të këaj hekurrudhe, e lëre më hekurrudhën vet.

Duket qartë që Balluku është e dashuruar pas hekurrudhave.

Dhe pas ”realizimit” të këtyre projekteve, më në fund ka vendosur që të ndërtojë edhe hekurrudhën Tiranë – Prishtinë që do kalojë nga Kukësi.

Dhe patjetër, për hatër të udhëheqësit të dashur të partisë dhe popullit, shokut Ed(vin) Rama, stacioni i Kuksit do jetë tek aeroporti, nga i cili akoma këtë vit nuk ka asnjë fluturim, me gjith trumbetimin e madh me koreografi të Wizz Air.

Balluku nuk bën keq që ëndërron projekte të tilla të mëdha, por problemi është kur ëndrrat bëhen fantazi.

Jam i bindur se do dalin argatët e Rilindjes të na thon për aeroportet e Kuksit e Vlorës që kështu kemi thënë, por ja tek janë e po bëhen.

E di që do na thonë që t’i besojmë fjalës së partisë.

Por un ju them që Kuksi ishte e nuk u bë, Vlora nuk është e nuk po bëhet, punohet vetëm kur shkojn kamerat e ERTV për propagandë.

Ndërsa hekurrudhat nuk janë më, e nga mali me premtime për to, dëri më sot nuk kemi parë as edhe një metër hekurrudhë.

Duke qënë se në këto 4 vitet e fundit, Balluku dhe tërheqësi i sektit “Rilindja” për çdo vit premtojnë nga një hekurrudhë, siduket kanë filluar edhe vetë të besojnë se mos ndodhta i kan ndërtuar këto hekurrudh.

Ashtu si Nastradin efendija, që pasi i gënjeu njerëzit se në Pazar po shpërndahej pilaf falas, kur mbeti vetëm filloi të mendonte se mos me të vërtetë në pazar po shpërndahej pilaf falas, e kështu u nis edhe vet për në pazar, pasi filloi t’i besonte gënjeshtrës së vet.

Fantazitë e Ballukut me tren, janë bërë si pilafi i Nastradinit.

Dhe duke besuar se fantazitë e tyre mund të jenë të vërteta, sa vjen e i bëjnë ato më të mëdha, si kjo e hekurrudhës Tiranë – Prishtinë.

Në vënd të saltelitëve që nuk i lëshoi dot në orbitë, tashti ka vendosur të nisi trenat për Prishtinë.

Ps: Kujdes

Mos i besoni fjalës së autoritetit, por vetëm autoritetit të fjalës.

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...