Home / Opinion / Te zinj, ne shpirt ne veprime e qellime!

Te zinj, ne shpirt ne veprime e qellime!

Shkruan: Luan Qemal Baci
21 Shtator 2022

Te zinj, ne shpirt ne veprime e qellime, njejte si kemishzinjte e fashizmit te djeshem jane fashistet e sotem shqiptare qe dorezuan projektigjin kunder historise!

Nje grup deputetesh “demokrat” na paskan dorezuar ne Kuvendin e Shqiperise, nje projekt ligj, “kunder komunizmit”, sistem qe as ka ekzistuar dhe as nuk ekziston ne Shqiperi,. Ne Shqiperi ishte sistem politik ekonomik, i cili ne teori e ne praktike quhet “Socializem”, si nje faze ekonomiko-shoqerore, e ndermjetme, e kalimit nga kapitalizmi ne komunizem. Grupi i “mendjeve te ndrituara” te PD-se, kerkon fshirjen “me gome” te periudhes historike, prej vitit 1941, deri me 1991, jo pak por 50 vjet! Ky grup “demokrat”, qe nuk ka asgje te perbashket me demokracine, por eshte thjesht, troc dhe shkurt e gjate, vetem nje grup i se djathtes ekstreme, ose fashistesh te rinj shqiptare, don ta coje ne zero bazen e ekzistences se popullit, historine e tij.

Kalimi i ketij ligji eshte nje turp historik kombetar, qe synon gjithashtu te ndezi nje lufte te re te ashper klasash, ku shqiptaret t’i versulen njeri tjetrit, ne turbullira sociale, deri ne perplasje fizike dhe krijimit te armiqesive te reja midis shqiptareve.

Pasi kthyen ne zero ekonomine dhe ushtrine e Shqiperise, ky grup, pasardhes biologjik dhe moral te se kaluares se tyre te zeze kolaboracioniste, besnik te “parimeve” te eterve te tyre, duan te fshine ate lufte gjigande heroike te Ushtrise Nacional Clirimtare te Shqiperise, qe i dha lirine, nderin dhe krenarine kombit shqiptar, ate lufte qe ruajti Shqiperine nga zhberja perfundimtare dhe zhdukja nga harta politike, e fuqive qe shpresonin te gelltitnin komplet territorin shqiptar, e ta conin popullin perseri ne gjenocide masive, ku shqiptaret te thereshin perseri si berrat nga hordhite pushtuese serbe e greke. Ishte lufta, heroizmi i bijave dhe bijeve me te mire te kombit, qe shkruan me gjakun e tyre ekzistencen e KOMBIT, lirine e tij, qe i hapen rrugen atij zhvillimi te gjithanshem ekonomik, politik e kulturor te Shqiperise.

Ne Shqiperi u ndertua vetem faza e pare e Socializmit, baza ekonomike e tij, dhe nuk arriti te ndertohet Socializmi i plote, pa le me Komunizmi, eshe pse te gjithe procesin e luftes e te ndertimit te tekonomise, e mbrojtjen e vendit e drejtuan komunistet shqiptare.

Socializmi, si baze e kalimit nga kapitalizmi ne Komunizem, eshte kategori ekonomike shoqerore, qe e detyrojne dhe e krijojne kushtet e zhvillimit te shoqerise. E keqja ishte sepse Shqiperia nuk kaloj fillimisht ne kapitalizem, sepse nje baze e tille ekonomike sociale nuk ekzistonte. Shqiperia e pasluftes se Dyte Boterore, ishte nje vend tejet i prapambetur, as feudal, por gjysem feudal, keshtu qe periudha e Socializmit, e nderttimit te saj, ishte eksperimenti me i guximshem, i cili u drejtua me sukses nga shqiptaret qe ishin ne pushtet pas luftes, ishte periuadha, qe edhe pse me sabotime e pengesa te panumerta, nga jashte e nga brenda, arriti te beje nje ekonomi qe arriti te prodhonte gjithcka.

Shqiptaret kane te gjithe te drejten e zotit, sic thone besimtaret, te jene krenare per ate periudhe qe kaperceu shekujt e jo dekadat.

Por pikerisht, ato suksese madheshtore ne te gjitha fushat e asaj periudhe, qe fashistet e sotem shqiptare kerkojne ti zhdukin, jane histori e pashuar, histori qe formatizon faktin se shqiptaret, kur kane nje drejtim atdhetar ne krye te shtetit, jo vetem qe jane ne gjendje te bejne shtet, por jane ne gjendje edhe te kapercejne epokat, e jo si deklarojne nihilistet dhe armiqte e kombit shqiptar, se shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne e te mbajne shtet, teori e cila u nevoitet shovinisteve qe te marrin dhe ate qe ka mbetur, nga Shqiperia e coptuar.

Te mbrosh 50 vjet histori te lavdishme te ekzistences kombetare, nuk do te thote aspak se mbron komunizmin dhe se bekerke propagande komuniste, sic duan te pretendojne e thone sulmuesit e se vertetes. Mbrojtja e historise, eshte mbrojtje e ekzistences morale e deri fizike te kombit. Mbrojtja e historise me te mirat dhe te metat e saj, i sherben brezave per te qene krenare per ate qe ishte e mire dhe per te mesuar gabimet dhe ato qe nuk ishin mire sa e si duhet, ne menyre qe te mos perseriten me te metat e paraardhesve, e te shikohet perpara per zhvillim te gjithanshem.

Te zhdukesh punen, dhe vepren e 50 vjeteve, eshte sherbimi me i madh moral, politik, e psikologjik ndaj armiqve te kombit, e ne te njejten kohe, e zhvesh cdo baze per edukimin atdhetar te brezave te rinj. Te zhdukesh veprat e artit, figurativ, pikturat, skulpturat, kinematografine, kostumet e traditat kombetare, te zhdukesh emerat e rrugeve e te institucioneve qe nderojne luften e heronjve te kesaj periudhe, eshte njejte si t’i thuash brezave te rinj te mos punojne, luftojne e jetojne per atdheun, sepse “nuk ja vlen” por t’a braktisin ate, sepse keshtu i pelqen atyre qe e duan territorin e KOMBIT SHQIPTAR pa shqiptaret.

Si mund ta hedhesh poshte shtetin e se drejtes sociale, qe mbronte interesin e popullit, kur per te drejta sociale luftojne popujt edhe ne vendet e zhvilluara ekonomike e demokratike, perfshire Ameriken?! Ne Shqiperine sociale, (ketu perdora ja pa qellim termin “sociale”), se fashisteve termi “Socializem” u krijon alergji, dhe me vrap e barazojne me “komunizem”, shkollat e te gjitha niveleve ishin falas; sistemi shendetesor ishte falas; grate pas lindjes merrnin 6 muaj pushim te paguara, per t’u kujdesur per shqiptarin e sapolindur; njerezit nuk i njihnin drogat; grate nuk e shisnin trupin e tyre duke ndenjur aneve te rrugeve per kafshaten e gojes, por ktheheshin edhe ne mes te nates nga puna, pa i prekur kush; femijet nuk rrembeheshin per t’u shitur ne tregun e “demokracise” perendimore, apo per t’ju marrur organet; nuk mund te te vriste kush ne mes te dites e ne mes te qytetit, e “te zhdukej ne drejtim te paditur”; qeraja e shtepise ishte baras me pagesen e nje dite pune te punetorit te kualifikuar, e te tjera. Per te pasur keto privilegje, ne demokracite perendimore, popujt dalin ne greva e ne demostrata, qe kapitali te leshoje pe. Te gjithe i deshirojne keto te mira sociale, por pervec hurit “me demokraci” te policit, futet ne pune dhe propaganda e kapitalit dhe partite e tij ne sistemin politik dhe ligjevendes, qe fillojne te bertasin:’Hej, kjo eshte socializem”, “keta duan te na cojne ne komunizem”, dhe kjo nuk del pa gje, kerkesat dhe protestat fashiten, e shuhen sepse edhe vete kerkuesit tremben nga “socializmi” dhe thone “jo, jo jemi kunder socializmit”?!

Jo vetem shqiptaret, kane nevoje per nje demokraci te vertete, por edhe demokracite e zhvilluara, kane nevoje ne permiresimin e asaj qe kane arritur, sepse shkopi i policit, vertete ta thyen kurrizin e te ben te terhiqesh, por kur shkopat behen shume e te shpeshta, kur behen masiv, kapitali humbet pushtetin ekonomik, politik dhe pasurine marramendese qe ka, ndaj qe ligjevenesit behen “me te mencur”, e pse jo, behen edhe “me humane e me njerezore”, dhe japin here pas here te drejta sociale. Ne rrethana te tilla ekonomike e sociale, ne te cilat eshte edhe Shqiptaria sot, shtrohet pyetja se si kane kellqe dhe shtylle kurrizore, keta te pakurrizore te se djathets ekstreme shqiptare, te mohojne, te fshijne, te se djathtes ekstreme fashiste shqiptare, te zhdukin te vertetat e asaj periudhe 50 vjecare?!

Hej, ju pasardhes te vrapit pas koteceve te pulave, e pas pilafit me pulat e vjedhura, ju qe zanatin e “pules se vjedhur” te kohes kur ishit sherbetore dhe kolaboracioniste te periudhes se luftes, ju qe ate zanat “te pules”, ne dhjerokraci e zevendesuat, duke kaluar ne permasa tejet te medha, me vjedhjen dhe shkaterrimin e tere ekonomise se atdheut e te popullit, mos u genjeje mendja se vertete do t’i gezoni, sepse populli po ndergjegjesohet!

Miratimi i projekt ligjit te grupit te deputeteve te PD-se, eshte nje veper armiqsore, e dirigjuar nga shovinistet fqinje, qe demton teper rende edhe problemin e njohjes dhe te stabilitietit ekonomik e politik ne Kosove. Tashme dihet mire, se sa here qe Serbia eshte ne kushte te veshtira ne Kosove, destabilizimi i Shqiperise, i kryer nga njerezit ne sherbim te saj ne krye te PD-se dhe ne shume organe shteterore e ligjvenese ne Shqiperi dhe ne Kosove, eshte domosdoshmeri jetike per ta. Vetem lufta e madhe e shqiptareve kunder njeri tjetrit, si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Kosove, i garanton Serbise perparimin e planeve te saj kundershqiptare.

About xhzeqiri

x

Check Also

Elokuenca retorike e Ramës në OKB si mjet për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë

Shkruan: Ramazan Bekteshi Ti, Edi Rama, në margjinat e sesionit të 77-të...