Shkruan Prof.Dr. Abdulla Mehmeti
Fakte mbi krimet e pandëshkuara
Gjatë dy ditëve të fundit, 26 dhe 27 dhjetor, është dhënë alarmi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, në Strumicë dhe disa qytete të tjera. Ndërmarrja e masave urgjente për përmirësimin e kësaj gjendje është puna më humane që mund ta bëjnë organet e pushtetit të një vendi.
Por, pse organet e pushtetit për vite me radhë e kanë toleruar dhe kanë heshtur kur qyteti i Tetovës dhe gjithë rajoni i Pollogut, me afër 500 mijë banorë, i janë ekspozuar një niveli 3-5 herë më të lartë se sa niveli i ndotjes së ajrit me grimca PM10 në qytetet e Maqedonisë Veriore (Shkup dhe Strumicë), sipas matjeve të ditëve të fundit (25 dhe 26 dhjetor 2021)?
Sipas të dhënave koncentrimi i grimcave PM10 në ajër, më 25 dhjetor 2021, në Qendër të Shkupit ka qenë 181, në Gazi Babë 167, në Lisiçe 221, te Rektorati 186, ndërsa në Strumicë 261 mikrogram grimca PM10 në metër kub. Më 26 dhjetor 2021 koncentrimi i grimcave kancerogjene PM10 ka qenë, në Qendër 187, në Gazi Babë 210, në Lisiçe 267, te Rektorati 204, ndërsa në Strumicë 305 mikrogram grimca PM10 në metër kub.
(27. XII. 2021)

