SHQIPTARË TË DUAM VETVETEN

07
Jan
2024
Shkruan: Fatlin Selmani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

E gjithë politika shqiptare vazhdon të na orientojë te qëndrimi ndaj të huajve, të cilët “presim të na vizitojnë”, “presim të investojnë”, “presim të na hapin dyert” etj., etj. Në kohën kur jetojmë duket diçka normale një sjellje e tillë politike, por në kontekstin shqiptar, kjo duhet parë më thellë. Mbivlerësimi i të huajit ka qenë historikisht një karakteristikë e sjelljes sonë. Për shqiptarët një i huaj, qoftë edhe gjysmak në formimin e tij, është një mijë herë më i pranuar se çdo shqiptar i mençur. Ky mbivlerësim shkon deri në përulje qesharake, deri në zhvlerësim të imazhit të vendit, duke na dëmtuar seriozisht. Sapo vijnë të huajt. Ankohemi për njëri-tjetrin, shajmë e fyejmë njëri-tjetrin dhe këtë e bëjmë edhe me më shumë qejf e pasion, kur kemi të huajt.

Ajo është pjesa e trashëgimisë sonë. Ne shqiptarët kemi nevoj për më shumë dashuri e besim mes nesh, më shumë tolerancë e mirëkuptim.

Askush nuk të “do”, nëse nuk e do vetveten.
Secili popull e do kombin e vet.
Keni dëgjuar ndonjë Turk të doj më shumë Shqipërinë sesa Turqinë?
Keni dëgjuar ndonjë Grek të doj më shumë Shqipërinë sesa Greqinë?
Keni dëgjuar ndonjë Italian të doj më shumë Shqipërinë sesa Italinë?
Keni dëgjuar ndonjë Gjerman të doj më shumë Shqipërinë sesa Gjermaninë? etj etj.
Vetëm ne shqiptarët i duam kombet e tjerë më shumë se kombin tonë.

Ne nuk kemi pse mbajmë sytë nga “bota” e të duam të tjerët më shumë se vetveten. Gjenerata e re duhet të jetë e “dashuruar” me vendin e vet, me gjuhën, historinë, flamurin, traditat dhe gjithcka që është shqipëtare.

Ne shqiptarët kemi shumë nevoj që të duam vetveten. Nuk është këshillë për egocentrizëm kombëtar. Përkundrazi. Fatkeqësitë e botës fillojnë nga mosdashja e vetëvetes. Dashja e kombit tënd është rruga më normale nëpërmjet së cilës kalon natyrshëm luajaliteti për kombet e tjerë dhe për gjithë familjen e popujve.
Në foto Fatlin dhe Arflet Selmani

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk