Home / Lajme / QYTETI KYME DHE KYMERËT* E DARDANISË NUK KANË QENË SKITË-SKYTHË DHE AS PERSIANË

QYTETI KYME DHE KYMERËT* E DARDANISË NUK KANË QENË SKITË-SKYTHË DHE AS PERSIANË

Përmes këtyre të dhënave të mëposhtme, harta, monedha, figura dhe shënime, jemi munduar t’i krijojmë kornizat për studime të mëtejshme, për ta sqaruar dhe argumentuar shkencërisht se popullsia KIMERE, e cila është quajtur sipas qytetit të lashtë dhe rajonit të Dardanisë, e dokumentuar së paku nga shek. 12 p.e.s., ka lëvizur më vonë në drejtim të Lindjes dhe Perëndimit, sigurisht pas Luftës së Trojës, por edhe nga thatësia e gjatë afër dy shekuj që kishte përfshirë këtë rajon mes shek. XV – XII p.e.s, dëshmohet qartë se ka qenë popullsi e rajonit të Dardanisë, e njohur në lashtësia për kultivimin e kuajve.

Gjurmët më të hershme të këtij emri janë zbuluar në afërsi të qytetit të sotëm të Izmirit në Turqinë e sotme, por ka edhe gjurmë më të hershme të pranisë së tyre në Traki, Ilirikun Lindor, me një lashtësi disa mijëvjeçare. Gjurmët e Kimerëve në Lindje (shtetet rreth Kaukazit, si dhe në Perëndim, në Greqinë e sotme, në Itali rreth qytetit të Romës (Alba Longa) deri në Angli, lidhen me shpërnguljet e mëvonshme të kësaj popullsi, gjurmë sipas emërtimit të vendeve dhe familjeve me prejardhje Kimeriane hasen edhe sot në kontinentin e Amerikës, Australisë dhe gjetiu.

Çfarë kanë thënë studiuesit e derisotëm? Kjo histori duhet të ndryshohet!

“Kimerianët – Cimerianët (popullsi me origjinë nga stepat Pontike-Kaspikiane, Cimerianët migruan më pas në Azinë Jugperëndimore dhe në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Ndërsa Cimerianët shpesh përshkruheshin nga bashkëkohësit kulturalisht si skithë, ata mund të kishin ndryshuar etnikisht nga skitët e vërtetë, të cilët gjithashtu u zhvendosën dhe i zëvendësuan Cimerianët. Vetë cimerianët nuk lanë të dhëna të shkruara dhe shumica e informacionit për ta rrjedhin kryesisht nga të dhënat asiriane të shekujve 8-7 p.e.s dhe nga autorët greko-romakë, nga shekulli i 5-të p.e.s e më vonë.”

(1 korrik 2022)

About admin

x

Check Also

Lëvizja VETËVENDOSJE Informon!

Lëvizja VETËVENDOSJE!  Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë...