Home / Histori / QYTETI I LASHTË DARDAN-PAJON I SHKUPIT DHE QYTETE TË TJERË ME KËTË EMËR NË GADISHULLIN E ILIRISË

QYTETI I LASHTË DARDAN-PAJON I SHKUPIT DHE QYTETE TË TJERË ME KËTË EMËR NË GADISHULLIN E ILIRISË

 

Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti

Shpalime historie
Qyteti i lashtë dardan-ilir Scupi, nga antika e hershme, më vonë i njohur me emrin Shkupi në gjuhën shqipe, kryeqyteti më jetëgjatë (mbi 1 mijë vjet) i Mbretërisë së Dardanisë, një periudhë të shkurtër kryeqyteti i Ilirisë së Madhe në Mesjetë (Magna Illyria), kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës nën Perandorinë Osmane nga shek. XVIII-XX, njihet me disa forma të emrit gjatë historisë, pa ia ndryshuar rrënjën dhe kuptimin këtij toponimi, si në gjuhën shqipe edhe në gjuhë të tjera; në pellazgjishte-ilirishte: Σκοῦποι, Skoupoi; latinishte: Scupi; sllavishte: Скупы, Скопје-Skopje etj.).
Por, sigurisht pak njerëz (lexues dhe studiues) e kanë ditur se me këtë emër njihen edhe së paku 3 vendbanime të tjera (qytete të lashta) në Gadishullin e Ilirisë; një qytet me emrin Üsküp (siç quhet në gjuhën turke edhe qyteti i Shkupit në Maqedoninë Veriore të sotme) në pjesën evropiane të Turqisë (Traki) në jug të qytetit të Edrenesë; si dhe dy vendbanime të lashta (Scopi dhe Uscaup), sipas hartave të vjetra, në territorin e shtetit të sotëm të Kosovës (Dardania e lashtë).
(2 gusht 2022)

(2 gusht 2022)

About xhzeqiri

x

Check Also

Shqiptarët e Afganistanit, pasardhësit e ilirëve që jetojnë mes këngëve dhe valleve tradicionale

/Huazuar nga Portali Mekulipress.com/ Kemi të bëjmë me një rast unik të...