Home / Opinion / PERENDIMI NUK I FRIKOHET SHQIPTARËVE POR ISLAMIZIMIT

PERENDIMI NUK I FRIKOHET SHQIPTARËVE POR ISLAMIZIMIT

/DISA TË VËRTETA TË MËDHA/

Pa Luftën Nacional Çlirimtare të Shqipërisë (LNÇSH – krenari kombëtare), në Luftën e dytë botërore e menjëherë pas saj, Shqiperia nuk do të mund të mbijetonte e për pasojë as Kosova me viset tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Ishte fat i madh që Levizja Populore e Kosovës (LPK) nuk i besoj udhëheqësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ( LDK-es ) dhe bëri punë të madhe kombëtare, themeloj dhe me organizim me popullin në vend dhe në mergim rriti e mbajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-ën – krenarinë kombëtare).

UÇK çliroj Kosovën me ndihmen e sakrificës së popullit e ndihmen e NATO-s (veçanërisht falë angazhimit të SHBA-ve) por jo me ndihmen e udhëheqësve të LDK-ës.

Perkundrazi udhëheqësia e LDK-ës e pengoj në shumë mënyra UÇK-ën dhe luftën e saj të drejt.

Po t’mbetej Kosova vetëm n’duart e udhëheqësve të LDK-ës, Serbia kurrë nuk do të trëmbej me lutje, as NATO kurrë nuk do të na ndihmonte e sot Kosova nuk do të kishte as autonomi kulturore dhe shqiptarët e mbetur në Kosovë do të ishin minoritarë.

Politikanët në Shqipërinë postsocialiste rënjen e BRSS-ës dhe të Jugosllavis nuk e shfrytezuan fare për zgjedhjen e çeshtjës kombëtare shqiptare. Perkundrazi ata edhe vet Shqipërinë e gjunjëzuan, sollen buzë humneres, muslimanizuan, anëtarsuan në ligen islame dhe greko-ortodoksuan – të parin e fesë orthodokse emruan armikun e perbetuar të shqiptarëve.

Politikanët e Kosovës e ata shqiptarë të Maqedonisë pas luftes, sa i përket çeshtjës kombëtare ja futen gjumit, harruan amanetët e dëshmorëve dhe të popullit të sakrifikuar, u korruptuan e bashkëpunuan me investorët në ndertimin e qindra xhamiave.

Çmenduria e politikanëve shqiptarë ne Shqipërinë Etnike krijoj bindjen në Perendim së NATO nuk paska ndihmuar në çlirimin e shqiptarëve të Kosovës por në islamizimin e shqiptarëve në Ballkan.

Ku jemi tani?

Perendimorët kanë krijuar bindjen së ne shqiptarët me bindje, sjellje e kulturë jemi muslimanë e jo shqiptarë.

Perendimorët kanë humbur simpatin që paten arritur për neve me rastin e luftes së Kosovës e që rezultoj me ndihmen e Natos. Shumë nga perendimorët janë penduar për ndihmen e dhënë shqiptarëve për mes Natos.

Si dikur që kemi patur pasoja tragjike që Evropa na ka llogaritur për mbetje osmane e krijoj shtete të huaja mbi gjakun e tokat tona, edhe tani mund të kemi pasoja të rënda në çeshtjet kombëtare sepse edhe tani Perendimi po na sheh si atëherë muslimanë e jo si shqiptarë. Neve vet jemi fajtor për këtë. Fetë është dashur të lejohen por jo të lejohen investimet marramendese në to.

Evropa nuk i frikohet shqiptarëve por islamizimit.

E pafalshme, ne ishim vet Evropa para kësaj Evrope. Ne i dham edhe emrin – Evropë ketij kontinenti e me e sjellë vetën në këtë gjëndje ku jemi tani.

Evropës dhe tjerëve shumë ju dham, kombin tonë në pus e lam duke perqafuar pa nevojë kultura të huaja e duke shqelmuar kulturën tonë.

Çka do të duhej të bëjmë?

Tërë fuqia jonë mendore- shkencore e politike do të duhej të perqendrohej në dëshmimin para Evropës e botës në kulturën e prejardhjen tonë burimore pellazgo-iliro-shqiptare e jo të lejojmë ngulfatjen e kombit tonë me kultura të huaja fetare vrastare për të ardhmen tonë

Dikush mund të thot që Perendimi pranon turq e arab dhe të tjerë muslimanë siç pranon edhe shqiptarë musliman, brenda saj. Po ashtu është, por të gjithë këta muslimanë të shkuar në Perendim i nenshtrohen ligjeve integruese/asimiluese të Perendimit.

Diçka krejt tjetër është të hysh në Evropë bashk me teritorin tënd.

Pse Evropa është refuzuese ndaj Turqisë për hyrje në BE ?

Perendimi kurrë nuk e lejon një shtet të madh musliman në Gadishullin Ilirik sepse

Perendimi i frikohet islamizimit por jo shqiptarëve. Kemi fakt për këtë luftën e NATO-s kundër Serbisë në shpetimin tonë. Ishte hera e parë në historinë tonë të dhimbëshme që Perendimi veprimisht na doli zot. Kjo ishte fitore e MADHE dhe shpresë për zgjedhjen e çeshtjës kombëtare shqiptare në pergjthësi.

Por kështu siç jemi bërë edhe më musliman se vet turqit nuk ka kurrë shans për Shqipërinë Etnike, Shqipërinë Natyrore – bashkimin kombëtar.

A më mirë është të sakrifikohet feja për komb e bashkim kombetar apo kombi të sakrifikohet për fe ?

Unë me kenaqësi do votoja për të paren.

Mua me dhembë në zemër kur mendoj që me sterzmadhimin tonë të gabuar fetar jemi neve vet duke ja nxier të ardhmen e kombit shqiptar.

Përgjegjësia më e madhe bie mbi politikanët por të gjithë kemi përgjegjësi.

Synimet kombëtare nuk arrihen me politika fisnore e investime fetare, perkundrazi lehtësojnë zhdukjen.

E fillova me LNÇSH dhe UÇK për të dëshmuar se është luftuar për komb, gjuhë shqipe e flamur dhe jo për fe.

About admin

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...