Home / Lajme / Molliqaj: Haradinaj i guximshëm në luftë, frikacak e lakmitar në politikë.

Molliqaj: Haradinaj i guximshëm në luftë, frikacak e lakmitar në politikë.

Dardan Molliqaj ka thënë se Ramush Haradinaj ishte i guximshëm në luftë, por guxim të njëjtë s’ka në politikë, njofton Klan Kosova.

“Ramush Haradinaj ishte guximtar në luftë, por frikacak e lakmitar në politikë”, pohoi sekretari organizativ i Vetëvendosjes për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Po frikësohet të dalë në debat me Albin Kurtin; mos u fsheh, por dil përballë kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti. Ramush Haradinaj i ka dy rrugë, një humbje të dinjitetshme dhe një pa dinjitet, ai le ta zgjedhë cilën të dojë, por humbjen e ka të sigurt”.

Molliqaj, në një tubim të Vetëvendosjes në Gjakovë, përsëriti se “për kriminelët e kemi veç një vend, ai është burgu”

About admin

x

Check Also

 Mbështetje e fuqishme nga Amerika për Qeverinë Kurti/ Blinken sapo e tha me zë të lartë: “Kosova është partnere e palëkundur dhe e rëndësishme e SHBA-së”

Nga: Gëzim Mekuli Mbështetje e fuqishme nga Amerika për Qeverinë Kurti Sekretari...