Home / Histori / MOIRA (e môira, e mâira, e mira) – Perëndesha e fatit

MOIRA (e môira, e mâira, e mira) – Perëndesha e fatit

Këtu përfundon përralla për “mitologjinë greke”, të përhapur dhe afirmuar gabimisht deri më sot (me tendencë politike dhe fetare), në vend të asaj të vërtetës, mitologjisë pellazge-ilire.

Lexoni të gjitha burimet e mundshme, autorët, shkrimet dhe shpjegimet në lidhje me perëndeshën pagane të fatit, lexoni në të gjitha gjuhët e gjalla dhe ato të shuara, përfundimi do të jetë i njëjtë. Emri i kësaj perëndeshe në formë të shkruar dhe të folur (shqyptuar) nuk haset në asnjë gjuhë tjetër, në formën e saj origjinale, si në gjuhën shqipe, në të folmen e gjallë të banorëve shqiptarë në zonat e thella malore, në krahinat veriore shqiptare, sidomos në Maqedoninë Veriore të sotme dhe në disa rajone të tjera shqipfolëse.

Moira (nga greqishtja e lashtë – gjuha pellazge: Μοῖραι, nga μοῖρα, moira). Fati që të gjithë marrin në lindje, në mitologjinë e lashtë pellazge-ilire: perëndeshë e fatit. Moira, zakonisht në njëjës, përmendet edhe në poemat homerike “Iliada” dhe “Odisea”, ku nënkupton një domosdoshmëri jopersonale, që nuk i nënshtrohet as perëndive.

Sipas autorëve gjermanë: “Bei den Etruskern stehen die Moiren über den Göttern.” (në shqip: “Për etruskët, Moirae janë mbi perënditë.)

Më gjerësisht në lidhje me këtë temë do të shkruajmë ditëve në vazhdim.

(1 qershor 2022)

Mund të jetë një imazh i monument

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...