Home / Të ndryshme / Me rastin e përvjetorit të ikjes në amshim

Me rastin e përvjetorit të ikjes në amshim

ADEM DEMAÇI
Zëri yt më tërheq nga toka
Që të jem Ti
Duke pritur të mësoj fshehtësinë
E ëndrrës së gurit
Adem Demaçi
Me emrin tënd mësova gurin
Të mos rrokulliset rrënja e tij
Ta shoh dritën e këngës së ngrysur
Të kujtohet Mik
Me emrin tënd
Nata nuk i mbulon gjurmët e harrimit
Në kohë trishtimi – rrënon pikëllimin
Eh Adem Demaçi
Pa emrin tënd
Beteja nuk është e askujt
Me emrin tënd – nuk mbetet shtëpia pa Zot
Me emrin tënd – u zgjuam me qenë
Me emrin tënd – vdekja thyhet në pasqyrë
Me emrin tënd – Ëndrra nuk mbetet më ishull
Me emrin tënd – Pikëllimit i japim të njëjtën përgjigje
Me emrin tënd – Shpirti i humbur dhe dashuria
Nuk mbesin ekuacione të panjohura
Me ty kërkojmë çdo herë
Ekzistencën – me jetu
Me ty satanai më lehtë gjeti vdekjen
Me ty ne jemi ti
Me ty Harrimi vdes me plagë në kohë
Me ty më lehtë e gjej njeriun
Me ty pranvera nuk është fjalë goje
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

About xhzeqiri

x

Check Also

ËNDËRR E BEKUAR!

Nga: Genc Sefa-Lushnja Seç më mori me vete një ëndërr e bekuar,...