Home / Histori / LIGJERATA E TRETË PËR NEXHMEDIN SPAHIUN, NË VAZHDËN E BROÇKULLAVE TË TIJ PËR MOHIMIN E NGJARJEVE TË VITIT 1981 NGJARJET E VITIT 81’ DHE VAZHDIMËSIA E MOHIMIT

LIGJERATA E TRETË PËR NEXHMEDIN SPAHIUN, NË VAZHDËN E BROÇKULLAVE TË TIJ PËR MOHIMIN E NGJARJEVE TË VITIT 1981 NGJARJET E VITIT 81’ DHE VAZHDIMËSIA E MOHIMIT

Ngjarjet e vitit 1981 përpos që ishin vazhdimësi e rezistencës shqiptare, ato paraqitën në mënyrë më të artikuar kërkesat e shqiptarëve për liri e barazi, duke e vënë në pah si para opinionit vendor ashtu edhe para atij ndërkombëtar, pabarazinë shqiptarëve në Kosovë. Që nga koha kur ndodhën ngjarjet, ato u mohuan, u mistifikuamn, e u dënuan në të gjitha format e mundshme. Vazhdimësia e logjikës së mohimit të këtyre ngjarjeve vazhdoi madje edhe pas rënjes së monizmit më të fortë në Ballkan – titizmit. Kësaj radhe, do t’i paraqesim disa nga akterët e mohimit të këtyre ngjarjeve, logjikën e mohimit dhe mënyrën e veprimit.
Tashmë dihet se si nga pushteti jugosllav, poashtu edhe nga klika titiste e atëhershme kosovare, ngjarjet e vitit 1981, cilësoheshin si “nacionaliste, iridentiste, kundërrevolucionare, për minimin e pushtetit politik të klasës punëtore, të sistemit socialist vetqeverisës jugosllav, për prishjen e bashkim vëllazërimit e minimit të pushtetit politik të klasës punëtore”.
Për kë ishin të panevojshme ngjarjet e vitit 1981
Pas rënjes së komunizmit dhe pas largimit të oligarkisë politike të Kosovës nga skena politike, madje edhe pas burgosjes së ndonjërit prejt tyre, këta edhe më tej, nuk e ndërruan qëndrimin për ngjarjet e vitit 1981, por i ndërruan arsyetimet e qëndrimeve të tyre. Kështu derisa ishin në pushtet, ngjarjet e ’81-shit për ta, doemos se ishin “kundërrevolucionare e armiqësore…”, kurse pas rënies nga pushteti, ato ngjarje për ta, na ishin të panevojshme, sepse vetë ata, me politikën e tyre, e paskan pasur mendjen që ta realizojnë çeshtjen e republikës!
Ngjashmëritë e rastit apo të qëllimshme?
Nexhmedin Spahiu në emisionin e Kanal 10, më datën 28. Korrik 2022, thotë: “Deri te humbja e auotnomisë, erdhi si rezultat I ngjarjeve të vitit 1981”. Pra Nexhmedini mendon se klasa politike e atëherëshme do ta kishte vazhdu realizimin e arritjes së Republikës pa demostrata fare. Madje sipas tij as Millosheviqi nuk do të kishte ardhur në pushtet. Po kush e ha vërtet këtë çorbë të Nexhmedinit?
Ndërkaq, në një intervistë të bërë nga, Baton Haxhiu me Mihajlo Markoviqin – ideologun e PSS (siç e thekson edhe vetë), e cila është botuar në revistën “KOHA” nr 54/95, 29 mars 1995 fq.13. Në këtë intervistë, Mihajllo Markoviq pos tjerash thotë: ”Udhëheqësit shqiptarë të cilët organizuan demostratat e vitit 1981 bënë gabim të madh historik….Padurueshmëria dhe mendjelehtësia e liderëve tuaj, e shprehur më 1981, shkaktoi humbjen e asaj që deri atëherë e patët”. Pra të njëjtat qëndrime, të Mihajlo Markoviqit, i jep pas kaq vitesh edhe Nexhmedin Spahiu, në vitin 2022, në televizionin Kanal 10. Ngjashmëria po shihet, po cili është dallimi mes qëndrimit për ngjarjet e vitit 1981 mes akademikur serbë Mihajlo Markoviqit dhe Nexhmedin Spahiut?
Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe politikanët e Kosovës?
Kurse sa i përket asaj që mund t’i ketë organizuar ndonjë shërbim i huaj apo të jetë involvuar në to, Mustafë Sefedini, ish Ministër i Sekretariatit për Punë të Brendshme të Kosovës, që ishte pikërisht atë kohë në këtë detyrë, thotë se, as Shqipëria dhe as ndonjë shërbim tjetër informativ nuk kanë pasur dorë në këto ngjarje. Revista “KOHA” nr.99, 13 mars 1996 fq.9.
Ndërkaq, dihen qëndrimet e Azem Vllasit për demostratat e vitit 1981, gjatë kohës sa ishte në pushtet. Por edhe pas rënjes së komunizmit, madje edhe pas burgosjes që i bëri Millosheviqi, në një shkrim të tij me titull: ”81-shi shumëdimensional”, Azem Vllasi e jep edhe këtë gjykim: ”Konkretisht, për demostratat e vitit ’81, udhëheqja politike e Kosovës (shqiptarët) dhe tërë politika zyrtare, ishte unike në mendimin se ato, as si mënyrë e veprimit e as sipas rrethanave politike të athershme dhe kohës kur ndodhën, nuk ishin fare të qëlluara…”. Revista “KOHA” nr. 102, 3 prill 1996, fq. 22. A nuk e kishte thënë të njëjtën gjë edhe Mihallo Markoviq madje në vitin 1995 po në revistën “KOHA”?
Po në këtë vazhdë është edhe teoria e supozimeve të Mahmut Bakallit…, i cili në Kosovë ndonëse njihej si më i afti në kierarkinë politike komuniste, (ndër përfaqësuesit shqiptarë) megjithatë nuk arrijti të jap as arsyetmin më të vogël për pozitën e shqiptarëve në sferën e arsimit në kohën e Millosheviqit, (me rastin e dëshmisë së tij në gjyq kundër Millosheviqit).
Atëherë, përderisa njeriu kyq i asaj kohe, në pozitën kyqe, (Mustafa Sefedini), thotë se nuk ka pasur informacione çfarë tash i bluajnë, i mbllaqisin e ripërtypin disa analistë të sotëm, rrjedhimisht shtrohet pyetja: kush ka pasur informacione më shumë atëbotë: ata që kanë qenë në pozitat kyqe apo analistët e sotëm? Nese ndonjë analist apo edhe historian sklerotik ka informacione tjera: atëherë lind pyetja nga i siguruan ato informacione, përpos nese këta njerëz, e kanë pasur benificionin e të qenit në laboratorin e prodhimit të informatave të tilla, përderisa ata të “laboratorit” të grumbullimit të informatave, thonë qartë, se nuk kanë pasur informata të tilla.
Prandaj, në fund, logjikës së tillë, do t’ua rikujtonim, se vërtet vezët e qyqeve i lëshon ndonjë shpend tjetër, por assesi nuk i lëshon shqiponja.

About xhzeqiri

x

Check Also

Shqiptarët e Afganistanit, pasardhësit e ilirëve që jetojnë mes këngëve dhe valleve tradicionale

/Huazuar nga Portali Mekulipress.com/ Kemi të bëjmë me një rast unik të...