Home / Opinion / Krasniqi i VV-së: Listat e veteranëve u frynë nga partitë e dala nga lufta

Krasniqi i VV-së: Listat e veteranëve u frynë nga partitë e dala nga lufta

Krasniqi, në Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se listat e veteranëve u frynë nga partitë e dala nga lufta.

“Unë do të përpiqem aq sa mundem, di dhe arrij të them atë të vërtetë që është në natyrën time, duke u përpjekur që të mos lëndoj askënd. Çdo e pamirë, hall individual, familjar e ka një burim dhe gjenezë diku. Për bindjen që mund ta argumentoj pasi jam pjesë e realitetit të pasluftës gjeneza e këtij halli që shpërfaqet sot në këtë mënyrë është qysh herët kur me mbarimin e luftës u bë mirë dhe u krijuan kushtet për krijimin e jetës plurale të partive”.

“Dolën partitë e reja dhe vazhduan ato që veç ishin, Partia Demokratike, e cila doli dhe partitë që identifikoheshin me njerëz që ishin prijës e komandantë të luftës, këta edhe e kam thënë që iku lufta. Loja e kategorive më të ndjeshme si OVL-në dhe shoqatat e dala nga lufta nuk janë kategoria më e ndjeshme por më ndershme dhe meritore. Partitë politike dhe krahu i luftës bënin i afruan shoqatat e dala nga lufta dhe nevoja për të rreshtuar krah njerëzve që kanë bërë shumë aty filloi të fryhen listat e veteranëve”.

Krasniqi, mes tjerash, thotë se veteranët do të duhej të ngrisnin zërin edhe për çështje tjera.

“Partitë e dala nga lufta bënë fryrjen e listave të veteranëve. Gjithçka nisi aty dhe e keqja është se në vend se të merren me këto kategori filloi loja e tyre me ta dhe fryrjen e listave. Këto shoqata do të duhej të ngrinin çështjet e tjera për t’i dhënë kuptim lirisë dhe ato nuk ngritën asnjëherë zërin kundër çështjeve të caktuara”, tha Krasniqi.

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...