Home / Opinion / Kosova, Sërbia, NATO dhe lufta

Kosova, Sërbia, NATO dhe lufta

Shkruan: Dritan Goxhaj

Në fillim të viteve 1990 politika e atëhershme serbe bëntë çmos që të ruante integritetin territorial të Jugosllavisë, jo si opsion për pupujt që e përbënin atë, por vetëm për serbët. Pas shpërbërjes së asaj Jugosllavie, tashmë serbët sërish po bëjnë çmos që të ruajnë integritetin e mbetur territorial të ish Jugosllavisë, territor i cili tashmë përbëhet vetëm nga Republika e Sërbisë dhe ajo e Kosovës.
Serbët që kur i pushtuan trojet shqiptare në Kosovë thirreshin në të drejtat historike mbi Kosovën, por ama shqiptarët kanë më tepër të drejta historike mbi Kosovën, ndërkaq kanë edhe të drejta ligjitime që dalin nga realitieti i sotëm politik dhe nga ai i djshmi e i sotmi demografik.
Serbët përherë në këtë aspekt e kanë shpresuar dhe evokuar edhe publikisht dhe shpresojnë në përkrahjen e Rusisë. Por edhe shqiptarët ashtu si e tregoi edhe historia e fund shekullit të kaluar por edhe sot, e kanë dhe e shpresojnë sërish përkrahjen e botës tjetër, sidomos tashti që kërkesat e tyre janë konsideruar si legjitime, jo vetëm nga NATO dhe Europa por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare.
Sot për shkak të disa përplasjeve politike me natyrë teknike sërish serbët kërcënojnë me luftë e përgjakje të këtyre trojeve.
Por përgjakja e sërishme e historisë mund të jetë vetëm remenishencë tragjike e së kaluarës dhe në kundërshtim total me gjëndjen aktuale të zhvillimit e të qytetërimit në këtë pjesë të botës.
Luftërat gjithnji janë zhvillime irracionale, por që zhvillohen për qëllime racionale.
Por a do të hynte realisht Sërbia një aventure të tillë irracionale, sado racionale që të jënë qëllimet e saja?
Unë personalisht them që jo, ajo nuk do t’i hynte kësaj aventure.
Arsyet janë dy dhe shumë të rëndësishme.
Arsyeja e parë: Sërbia është e izoluar ushtarakisht
Ashtu si e thashë më lartë, gjithnji Serbia shpreson në përkrahjen e Rusisë në rast të një lufte të re. Kjo pasi ajo në rast se do të vendoste të sulmonte sot Kosovën, atëher do të thyente marëveshjen e Kumanovës që ka nënshkruar me NATO-n. Si e tillë ajo do të gjendej në një koflikt të armatosur me NATO-n.
Për momentin harta Europiane tregon se Sërbia është e rrethuar nga të gjitha anët nga vendet e NATO-s dhe aleatët e saj. Pas shkëputjes së Malit të Zi, Serbia nuk ka më as dalje në det.
Kjo është edhe arsyeja kryesore përse shqiptarët duhet të bëjnë çmos që të mbajnë të unikfikuar shtetin Malazes, që sërbët mos të kenë dot kurr dalje në det.
Kjo tregon se nga ana taktike Sërbia është e rrethuar totalisht dhe komplet e izoluar, pasi NATO në një rast të agresionit serb mbi forcat e saja në Kosovë, kësaj rradhe do të mund ta sulmonte Sërbinë nga të gjitha drejtimet.
Sot me zhvillimet aktuale të luftës në Ukrainë, Sërbia nuk do të mund të merrte as ndihmën që ajo shpreson të marri nga Rusia. Pasi asnjë lloj armatimi ose trupa ushtarake nuk do të mund të vinin në këtë kohë në ndihmë të serbëve nga toka, por as edhe nga ajri pasi do të duhet të kalojë mbi territore të kontrolluara nga NATO.
Dhe tashmë që me fillimin e luftës në Ukrainë gjith Evropa dhe në veçanti vendet e NATO-s kanë ndaluar të gjitha fluturimet dhe lundrimet e mjeteve nga dhe për në Rusi, në dhe mbi hapësirat e tyre territoriale dhe ajrore.
Edhe në rast se Rusia nën kërkesën e dëshpëruar të Sërbisë do të lëshonte ndonjë rraketë nga territori i saj në drejtim të qendrave të komandimit ose të grumbullimit të forcave të NATO-s në Kosovë, kjo rraketë do të duhej të kalonte mbi hapësirën ajrore të disa shteteve të NATO-s.
Gjë që do e bënte të pamundur arritjen e saj në objektiv. Edhe nëse do të bëhet fjalë për raketat e saja më të avancuara që nuk kapen nga radari, sërish vëndet e NATO-s ku do të kalonte kjo raketë do të mund të bënin rrëzimin dhe bllokimin e saj nëpërmjet perdes së zjarrit të artilerisë kundërajrore.
Plus, duhet pasur parasysh që ky veprim rus do të kundërshtohej edhe nga një grup i plotë sulmues i Marinës Amerikane në të cilën bën pjesë aeroplanmabjtësja me energji bërthamore Harry Truman, e cila prej datës 1 gusht ndodhet duke lundruar në detin Jon.
Ky Grup Sulmues përbëhet nga një aeroplanmbajtëse që aktualisht ka në bordin e saj 90 mjete ajrore nga të cilat 70 janë avionë gjuajtës dhe bombardues dhe është e shoqëruar nga të paktën një kryqëzor dhe një skuadron shkatërrues të përbërë nga dy fregata dhe një destrojer, si dhe në shoqërimin e tyre janë edhe dy nëndetëse të paisura me rraketa Kruiz dhe Tomahok. Dhe disa anije furnizimi dhe llogjistike.
Duhet të kemi parasysh që e gjithë artileria që ndodhet në bordin e këtyre anijeve ësht e gjitha artileri detare dhe artileria detare konsiderohet artileri kundërajrore.
Pra ashtu siç edhe shihet aventura ushtarake Sërbe në këtë rast do të ishte totalisht e izoluar dhe e vetme kundër gjithë NATO-s.
Dhe NAtO do e shfrytëzonte në këtë aventurë të tillë të Sërbisë për ta goditur atë me gjith fuqinë e saj, si kundërpërgjigje të luftës që Rusia po zhvillon në Ukrainë.
Dhe eleminimin total ushtarak dhe ekonomik të Sërbisë të mund ta paraqiste publikisht jo vetëm si një fitore ushtarake ndaj një aleati të Rusisë dhe si një fitore politike në arenën ndërkombëtare, por më e rëndësishmja kjo aventurë Sërbe do e projektonte NATO-n si të vetmen organizatë aktuale politiko-ushtarake në gjendje të ruajë paqen në rajon e më gjerë.
Arsyeja e dytë: Rusia nuk do lejonte një aventurë të tillë
Në rast se Sërbët do çmëndeshin e do ngulnin këmbë t’i hynin kësaj aventure, atëher vet Rusia nuk do e lejonte një gjë të tillë, sepse ashtu si e kam bërë unë këtë analizë ushtarake të mundësive të tyre për t’i ardhur në ndihmë Sërbisë, të jeni të bindur që ushtria Ruse e ka bërë shumë herë më të detajuar.
Dhe duke qënë që nuk ekziston asnjë opcion që t’i vinë në ndihmë, atëher ata do i rekomandonin Sërbisë që mos t’i hyjë kësaj aventure se jo vetëm që do humbasi ushtarakisht duke shkatërruar totalisht fuqinë e saj ushtarake dhe duke e degraduar kështu Sërbinë, nga vëndi me fuqin më të madhe ushtarake për momentin në Ballkan në vëndin me fuqinë më të dobët.
Por njëkohëshisht përveç që kjo aventurë do të sillte përfundimisht shkëputjen përfundimtare të Kosovës, pa nevojën më të bisedimeve,do të sillte edhe humbje tjetër territoriale për sërbinë, në këtë rast do të humbte Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.
Kjo pasi shqiptarët, ndërta unë i pari, në këtë aventurë të Sërbisë do nisesha me armë drejt trojeve shqiptare në Preshevë e Medvegjë, e do i bëja thirrja gjith atyre të aftë për luftë që të na bashkoheshin për marrjen njëherë e mirë të këtyre territoreve të aneksuara padrejtësisht dhe mbi të cilat po ushtrahot edhe sot genocid dhe pastrim etnik.
Rusët nuk do e lejonin në asnjë mënyrë një aveturë të tillë, pasi pamundësia për të ndërhyrë në këtë konflikt qoftë ushtarakisht, qoftë politikisht, do i tregonte ata të dobët në arenën ndërkombëtare dhe do i nxirte vetëm si një fuqi rajonale aty ku kanë shtrirje territoriale.
Ndërkohë që rusët me këtë luftë që po bëjnë në Ukrainë duan pikërisht të ndërrojnë këtë realitet, të paraqiten si një fuqi globale. Por aventura serbe do jua shuante përfundimisht ëndrrën.
Për këto që shkruajta më lart të jeni të bindur edhe ju ashtu si unë që Sërbia kurrë nuk do e ndërrmerrte këtë aventure. Por ama asaj i duhet kjo retorikë lufte, ose thënë më mire, më shumë se Sërbisë kjo retorikë i duhet vetëm Vuçiçit, për të mbajtur pushtetin si gjoja nacionalist, ndërkohë që edhe ai, ashtu si kolegët e tija në këtë rajonin tone, është vetëm një maskara e hajdut që po kapet me thoj pas patriotizmit për të qëndruar në pushtet.
Ndaj jam i mendimit që Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet t’i përgjigjet retorikave luftënxitëse boshe të Sërbisë. KJo është e gjitha si një lojë pokeri ku duhet të kuptosh se kur bën bllof kundërshtarri e kur jo. Në rastin tone, Sërbia po luan vetëm me bllofin, ndaj nuk duhet dhënë fare rëndësi, por duhet luajtur në krahun tjetër.
Kosova duhet të kërkojë BE sa më shumë data dialogu pasi vetëm duke e ulur në tavolinë qeverinë Serbe jua demaskon atyre edhe bllofin edhe politikën dhe kështu vet serbët do i rrëzojnë e do e kuptojnë më në fund se edhe ne edhe sërbët, nuk mund të zhvendosemi prej vendeve tona; por nuk mund as të zgjedhim ndonjë fqinj më të mirë dhe nuk mund të bëhemi më të tjerë seç
jemi.
Do ta kuptojnë se ne do të qëndrojmë aty ku jemi ashtu si jemi. Prandaj është mirë që të përpiqemi të lejojmë njëri tjetrin të jetojë jetën në trojet e tyre shekullore dhe se Ksosova e pavarur është çështje jetike jo vetëm e shqiptarëve por në këtë rast edhe e sërbevë, në rast se duan të jetojnë të qetë e të ruajnë këtë prosperitet që kanë.
Ndaj u lutem mos i bënë më jehonë deklaratave luftarake të Sërbisë, por vetëm talluni me to dhe lutini që ta mbajnë fjalën.
Sepse kështu do shkonin drejt fundit të tyre.

About xhzeqiri

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...