Home / Opinion / Kongresistja amerikane, Aleksandria Ocasio-Cortez, nje zonje e re dhe trime.

Kongresistja amerikane, Aleksandria Ocasio-Cortez, nje zonje e re dhe trime.

Luan Qemal Baci

3 Korrik 2022

Aleksandria Ocasio-Cortez, nje grua me origjine nga vendet e Amerikes Latine, anetare e Kongresit Amerikan, dikur me pune si kamariere, pune me te cilen mbante veten dhe familjen, u ngrit ne poziten e anetares se Kongresit, vetem duke luftuar hapur, me ze te larte per te drejtat dhe nevojat e klases qe punon. (Vini re, nuk thashe “klases punetore” se merret per propagande komuniste, por thashe per “klasen qe punon”! Mos merrni zjarr ju “proamerikanet” shqipfoles!).

Ja se si shkruan kjo grua guximtare qe nuk i ka bere syri terr edhe pse eshte kercenuar me jete nga grupe te interesit dhe nga njerez, “te djathte” apo thjesht te paguar nga “te djathtet”, te cilet jo pak e akuzojne per socialiste kete trimereshe:

“A e dini se mbi gjysma e të gjithë anëtarëve të Kongresit janë milionerë? Ndërkohë, të ardhurat mesatare të familjes janë vetëm 67,521 dollarë. 👈🏽 Kjo është e egër. Shumë prej ligjvënësve tanë nuk kanë përvojë të jetuar për të punuar nga pagesa me çekë apo duke u përpjekur të paguajnë qiranë duke punuar në një punë me paga të ulëta.

Për mua, politika është personale. Kur punoja si barist, mbështetesha në bakshish për të paguar faturat. Unë i njoh streset urgjente dhe të përditshme të njerëzve të klasës punëtore, sepse i kam jetuar ato. Dhe e kuptoj mirë se sa të rëndësishme mund të jenë masat si rritja e pagës minimale, kujdesi shëndetësor universal, kujdesi universal për fëmijët dhe kolegji falas për familjet që jetojnë në pasiguri financiare. Kjo është arsyeja pse unë jam në Kongres: për të përfaqësuar familjet që punojnë si imja.

Jam i nderuar që jam këtu dhe nuk mund ta bëj këtë punë pa ju – mbështetësit e bazës që më kanë mbështetur në çdo hap të rrugës. Unë nuk mund të vetëfinancoj fushatën time duke shkruar një çek të madh dhe nuk bëj asnjë takim me donatorë ose ngjarje ekskluzive për mbledhjen e fondeve. Ne mbështetemi plotësisht te donatorët me dollarë të vegjël, kështu që nëse jeni në gjendje, a mund të merrni 5 dollarë në fushatën tonë?”

Kjo eshte Amerika e mudesive, kur edhe femijet e emigranteve, shkojne ne majat me te larta te shtetit, ne se jane te zotet e punes dhe fitojne respektin e njerezeve. Nje shembull i tille eshte edhe ai zevendes presidentes se tanishme amerikane Kamala D. Harris, ose i ish-presidentit Amerikan, Barack Hussein Obama II.

Eshte koha qe njerezit shqiptare, ne SHQIPTARI dhe ne emigracion, te mesojme nga shembujt e mire kudo ne bote, te fillojne ta shikojne jeten jo vetem bardhe e zi, “komuniste e socialiste, apo demokrate”, por ti bejne pyetjen vetes se sa dhe si i ndihmon ceshtjes time kombetare veprimi im, dhe jo xhepit tim, sepse “xhepi im”, pa u mbeshtetur ne interesin kombetar, e ca me keq kunder tij, nje dite te griset, dhe pasuria qe ke ne ate xhep te shkon ne mender ha*e!

 

About xhzeqiri

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...