Review Overview
Shkruan: Inxh. Abdullah Begolli
Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, një ndërmarrje holandeze paska zbuluar shumë burime nafte dhe gazi në Shqipëri!!!
Do të ishte e TURPSHME edhe për një bari ta thoshte këtë lajm e mos të flasim për kryeministrin, kur dihet botërisht se Shqipëria ka rezerva dhe resurse kolosale nafte dhe gazi.
Nëse Edi Rama nuk i ka ditur më herët burimet e vendit të vet që shtihet se po e udhëheq drejt së mirës, e ka pasur më afër Prishtinën, ku u mbajt konferenca, dhe aty do të mundej të informohej në SHQIP nga specialistë vendas, për burimet e vendit, në vend se të informohet anglisht në Holandë!
Shumë nga këto burime, me dekada ishin në shfrytëzim nga shteti shqiptar që e shkatërruan dhjetoristët e vitit 90-të, dhe tani dalin e i gënjejnë shqiptarët e varfëruar skajshmërisht, shumicën nga të cilët tashmë i kanë ndjekur edhe nga vendi.
Ishin mu begatitë NATYRORE të vendit tonë, temë bosht e konferencës shkencore gjithëkombtare të mbajtur në Prishtinë vetëm një muaj e ca më par, ku nga nivele akademike gjithëshqiptare, u tregua me shifra dhe fakte përmbajtja energjetike dhe minerare e gjeografisë sonë.
Kjo konferencë u bojkotua nga politika gjithëshqiptare, pikërisht për faktin që këto politika ta kenë mundësinë e vazhdimit të mashtrimit ende të popullit sikurse ky tani.
Konferenca u bojkotua, por rezolutën e dalë nga ajo, me porosi bazë për shtetëzimin e burimeve natyrore gjithëkombtare, tanimë e ka në dorë jo vetëm Edi Rama, por e gjithë politika shqiptare, e të cilën politikë, doemos se i ka trembur ajo rezolutë, dhe dalin me gënjeshtra të tilla!
Se cilat janë burimet energjetike dhe të tjera në vendin tonë disa nga të cilat u paraqitën edhe në konferencë, lexuesi i interesuar mundet t’i sheh edhe te portali: „NAFTA dhe THESARËT e tjerë MINERAR në SHQIPËRI”, që është duke i botuar aktualisht.
Nuk është befasi ky tentim mashtrimi i shqiptarëve nga Edi Rama, i cili vetëm pak muaj më parë deklaronte publikisht se nafta shqiptare është e trashë(bitum), por është BEFASI mbi befasitë, heshtja prej varri e inteligjencës gjithëshqiptare për këto mashtrime që politika tash e mbi 30 vite i bënë popullit!