“Ne salle u ngrit nje burre i gjate i veshur me rroba firmato dhe syte qe i leviznin ne menyre te pakontrolluar brenda zgavres sa majtas dhe djathtas si nen efektin anesor te ndonje medikamenti te dozuar keq. Ai kerkoi te merrte fjalen. Te pranishmit ne salle shumica krere te qeverive te shteteve te bashkimit evropian nuk e njihnin fare dhe ishin kurreshtar te degjonin cfare do thoshte figura e pazakonte qe sapo kerkoi te merrte fjalen. Keshtu pasi terhoqi njeher hunden forte dhe rregulloi pak mengen e kemishes ku shkruhej E.R me ngjyre floriri, burri i panjohur filloi te fliste:
“Ju zotrinj te Bashkimit Evropian jeni nje fatkeqesi, ju jeni nje trup, ju po na merrni peng te ardhmen, prej jush na ka ardhur korrupsioni, recensioni ekonomik, kriminaliteti e te gjithe te zezat e tjera qe perfaqeson soji juaj. Un ju akuzoj, ju jeni pengemarres!”.
Te gjithe u shashtisen. Aty ketu degjoheshin kreret e qeverive me te medha ne bote teksa pyesin njeri tjetrin te shashtisur dhe me ze te ulet se ciles qeveri i perkiste burri i pazakonte qe leshonte keto akuza kaq te renda, madje u hodhen fjale qe ky ishte nje i derguar special i kolaicionit te elitave intelektuale boterore, disa te tjere thoshin se ishe i derguari special i presidentit te shteteve te bashkuara. Pas shume gumezhimash dhe teorish konspirative mbi te ftuarin e pazakonte, nje i pranishem ne salle qe e njihte fare mire u ngrit edhe tha: Ky eshte kryeministri i Shqiperise, vendit te dyte per nga azil kerkueseit ne bote pas Sirise, vendit me te korruptuar ne evrope, me papunesine me te larte, me abuzimin me te larte te fondeve publike , vendi me deputetet me te inkriminuar, me rinine me te pa shprese, e me shume te zeza te tjera.
Ne salle pllakosi heshtja. Nuk e kishin te qarte nese kjo ishte ndonje rrenge e organizatoreve, ose ndonje njeri me te meta mendore kishte hyre ne salle fsheurazi dhe kishte marre fjalen.”