Home / Lajme / KATUNDI SHQIPTAR POROISHTE NË BULLGARI – VATËR E LUFTËS PËR LIRINË E KËTIJ VENDI NGA SUNDIMET E HUAJA

KATUNDI SHQIPTAR POROISHTE NË BULLGARI – VATËR E LUFTËS PËR LIRINË E KËTIJ VENDI NGA SUNDIMET E HUAJA

Open photo

Vendbanimet historike të harruara nga shqiptarët

(Paroishte – vendlindja e Princit të madh të Moldavisë, Vasil Lupu dhe vatër e Komitetit revolucionar për lirimin e Bullgarisë, Trakisë dhe Maqedonisë nga sundimi Otoman.)

Edhe pse studiuesit bullgarë dhe të huaj kanë shkruar se katundi Poroishte u themelua nga shqiptarët ortodoksë të shpërngulur atje*, gjetjet arkeologjike, rrënojat e një vendbanimi të lashtë dhe mbetjet e tjera të periudhës romake e dëshmojnë ekzistencën e një vendbanimi tepër të lashtë trak-ilir në këto toka edhe para erës sonë.

Për herë të parë katundi Poroishte përmendet nga mesi i shekullit të 16-të, në një regjistër të detajuar të vakëfeve, që daton midis viteve 1544 dhe 1555. Në atë kohë në vendbanim ishin të regjistruar si tatimpagues 42 familje dhe 7 burra të pamartuar (rreth 210 banorë). Emrat e të regjistruarve janë kryesisht të krishterë të ritit ortodoks, por ka edhe emra tipikë shqiptarë, si Andre, Gjin, Lekë etj.

Në ditarin e Patriarkut Dositej (Dositheus), janë shënuar vizitat në shtator të vitit 1664, janar 1670, 4 korrik 1678, 27 prill 1687 dhe mars 1698. Këtu Dositeu përmend se më të vizituar nga Patriarku i Jerusalemit, janë Ruse, Poroishte, Arbanasi (Алванитохори) dhe Razgradi. Në kohën e sundimit osman nga të tjetër quhej Arbanasi i Poshtëm (bullgarisht: Dolno Arbanasi), sipas disa dëshmive quhej edhe Arbanasi i Madh.

Anglezi John Jackson kaloi nëpër Poroishtë në vitin 1797. Ai vuri në dukje se Arnautkoi (Arnootka) ishte një “qytet i madh” i vendosur në një luginë, një orë larg nga Razgradi. Aty kishte shumë punishte artizanale. Poroishta gjatë gjithë historisë së saj ka mbajtur një popullsi kompakte ortodokse. Në katund kishte katër kisha, “Shën Dimitari”, “Shën Mëria”, “Shën Nikolla” dhe “Shën Athanasi”).

Katundi Poroishte ka qenë vendlindja e Vasil Lupu*, princit dhe mbretit të parë të Moldavisë.

Gjatë njërës prej luftërave ruse-osmane (1806-1812), në rajonin e Razgradit në maj 1810, shpërtheu një kryengritje e popullsisë vendëse. Fshati i parë që u ngrit ishte Poroishte, pasuar nga disa fshatra të tjerë nga rrethina e Razgradit dhe vetë qyteti, ku u thyen magazinat e armëve dhe zona u pushtua nga trupat ruse pa luftë. Gjatë tërheqjes së ushtrisë ruse, katundi Poroishte u dogj.

Në vitin 1827, anglezi Robert Walsh kaloi nëpër Poroishte (Arnaut Koi) dhe la një përshkrim mjaft interesant në librin e tij: “Mësova se në katund kishte një shkollë, një kishë dhe një prift. Para disa vitesh Arnautkoy (Poroishte) ishte një qytet i madh i përbërë nga dy mijë shtëpi..”

Sipa studiuesve bullgarë, “për faktin se katundi ishte tërësisht bullgar”, sipas tyre (në këtë rast rrejnë studiuesit bullgarë, falsifikojnë dhe shtrembërojnë të vërtetën) dhe me popullsi të afërt me atë të Razgradit, aty u themelua një komitet revolucionar nga bashkëpunëtori i Vasil Levskit – Angel Kançev (ky fakt duhet të hulumtohet, sepse ka pasur shqiptarë të tjerë me ndikim më të madh në Rumaninë dhe Bullgarinë e saj kohe kur është themeluar Komiteti revolucionar për lirimin e Trakisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë Veriore (Dobruxhës) nga sundimi Otoman, siç ka qenë komandanti kryesor i forcave të armatosura, Dhimitër Nikolla Opshti, me prejardhe nga Maqedonia, i lindur në qytetin e Gjakovës në Kosovë, më parë komandant i dalluar i Garibaldit në luftën për bashkimin e Italisë) si dhe shumë shqiptarë të tjerë, që i ndihmuan me financa dhe armë kryengritjet e njëpasnjëshme kundër sundimit Otoman, si në Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Bosnje, Greqi, Vllahi, Moldavi dhe tërë rajonin ballkanik.

Shtëpia ku u themelua komiteti revolucionar është ruajtur edhe sot e kësaj dite si muze. Ajo vizitohet çdo vit nga nxënësit e shkollave të Razgradit, duke organizuar një marshim deri në katund në kujtim të revolucionarit të madh Vasil Levski dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Katundi Poroishte ka dhënë viktima në të gjitha luftërat në të cilat Bullgaria mori pjesë për lirimin e saj nga sundimet e huaja.

Pas 9 shtatorit 1944, Poroishte ishte rreth (rajon) i Razgradit, e më vonë përsëri mbeti si katund i veçantë.

* Vasil Lupu (1595–1661) ka qenë princ i Moldavisë gjatë viteve 1634 dhe 1653. Vasil Lupu me nofkën “ujku” sundoi si një princ i madh i Moldavisë dhe e siguroi fronin Moldavian nga viti 1634, edhe pas një seri komplotesh ai mundi ta mbajë fronin për njëzet vjet me radhë. Vasili ka qene bir i një shqiptari nga katundi Poroishte në Bullgarinë Veriore dhe i një fisnike moldave. Ai ishte një administrator me kapacitet dhe një financier brilant që shpejt u bë njeriu më i pasur ndër të krishterët e Lindjes.

** Emërvende të ngjashme me katundin Poroishte në Bullgari, si Poroishte dhe Poroj, hasen gjithandej në trojet shqiptare të Ilirikut, si në Rekë të Dibrës, katundi Poroj në Tetovë, një emërvendi në Malin e Thatë, Komuna e Sarajit të Shkupit etj.

* * *

Dy fjalë për qytetin kryesor të rajonit: Razgrad – Rasgrad (Rasi – grad)

Ja çfarë thonë studiuesit bullgarë dhe të huaj për këtë emër:

“Prapashtesa “grad” në bullgarisht do të thotë qytet, ndërsa origjina dhe kuptimi i pjesës së parë “raz” është e paqartë. Gjatë Perandorisë së Dytë Bullgare, rreth qytetit të sotëm ekzistonte një vendbanim, i përmendur me emrat Hrasgrad, Hrazgrad dhe Hrizgrad. Këta emra vijnë nga emri i perëndisë bullgare dhe sllave Hors.”

Kjo tezë e autorëve bullgarë besojmë se është e gabuar (qëllimisht), për ta nxjerrë etimologjinë e këtij emri me burim të gjuhës sllave (bullgare). Më e besueshme duhet të jetë që qyteti një periudhë e ka pasur emrin Rasi (emër shumë i përhapur në Mesjetë), duke ia shtuar më vonë prapashtesën “grad”, e cila gjithashtu nuk është me prejardhje nga gjuha sllave, as bullgare.

Monumente të dalluara të qytetit Razgrad:

1. Kulla e sahatit në Razgrad, simboli i qytetit, është ndërtuar në vitin 1864.

2. Ritoni nga Vazova (kokë kali mitologjik) u bë simbol i Razgradit. Aktualisht është pjesë e emblemës së qytetit të Razgradit.

3. Xhamia e Ibrahim Pashës në qendër të qytetit Razgrad, e ndërtuar nga viti 1530. Xhamia thuhet se është një nga më të mëdhatë në Ballkan.

4. Razgradi u ndërtua mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak Abritus në brigjet e lumit Beli Lom (Tibisi*). Abritus (Arbitus) u ndërtua në një vendbanim trakas të shekullit IV – V para erës sonë, emri ende është i panjohur. U gjetën disa monedha bronzi të mbretit trak Seuthes III (330-300 p.e.s.) dhe qeramikë, si dhe objekte nga sundimtarët e tjerë dhe një altar flijimi i Herkulit.

5. Në vitin 251 e.s., qyteti ishte vendi i Betejës së Abrittusit, gjatë së cilës Gotët (fis pellazg-ilir i Dakisë: Gjatët, të njohur edhe si Gjigantët) e mundën një ushtri romake nën perandorët Trajan Decius* dhe Herennius Etruscus*. Beteja shquhej për faktin se ka qenë rasti i parë i vdekjes së një perandori romak në një betejë me barbarët* (banorët e panënshtruar vendës).

6. Disa nga monumentet e Razgradit përfshijnë kompleksin arkitekturor të Varoshit (pjesa e lashtë e qytetit) nga shekulli i 19-të, muzeun etnografik dhe disa muze të tjerë, Kullën e sahatit të Razgradit në qendër të ndërtuar në vitin 1864, Kishën e Shën Nikollës mrekullibërësit nga viti 1860, skulpturën “Momina çeshma” (Kroi i Vashës). Mauzoleumin e Çlirimtarëve (1879–1880) dhe Xhaminë e Ibrahim Pashës (me prejardhje nga Parga e Epirit).

*Lumi Tibisis; Timiș (lumë), një degë е Danubit.* (River Tibisis; Timiș (river), a tributary river of the Danube)

About xhzeqiri

x

Check Also

Lëvizja VETËVENDOSJE Informon!

Lëvizja VETËVENDOSJE!  Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë...