Home / Opinion / JU QË SHKRUANI NË DIALEKTE & JU QË KËRKONI TË THIRRENI DARDANË

JU QË SHKRUANI NË DIALEKTE & JU QË KËRKONI TË THIRRENI DARDANË

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Nga:  Dr. Musa Krasniqi

Ju që shkruani në dialekte nuk bëni mirë, e anashkaloni të arriturën më të madhe përbashkuese të kombit tonë – gjuhen e njësuar shqipe.

AS JU që mundoheni shqiptarët e Kosovës të thirren dardanë e Kosova Dardani nuk bëni mirë. Dardanët dhe Dardania ishin vetëm një fis dhe vetëm një pjesë e ilirëve dhe Ilirisë.

Shqiptarët e Kosovës si dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, janë shqiptarë e duhet të mbesin shqiptarë.

Nëse Kosovës ka mundësi t’i ndërrohet emri, para së të ndodh bashkimi kombëtar, më mirë është t’i jepet emri Shqipëri Veriore se Dardani.

Luteni të dy palët të mos harxhoni kohë dhe përpjekje që çojnë kah ndarja dhe koha e fiseve!

A pak po ju duket që armiqtë na kanë ndarë e veshur “ngjyra” false (të paqena) që fatkeqësisht shumë kujt i duken si të vërteta e që përçajnë e dobësojnë?

A pak po ju duket që kemi humbur historikisht e ju me apo pa vetëdije po doni të rrezikoni të humbim prapë?

Mosni bre kështu se edhe Kosova … është Shqipëri!

Përdoreni kohën e mendjen për përafrim, për përbashkim e jo për largim e ndarje n’mes shqiptarëve!

Ka një komb shqiptar,

duam t’jetoj i pandarë!

Kemi një gjuhë e flamur,

S’lejojmë t’humbin kurrë!

About admin

x

Check Also

ÇËSHTJA SHQIPTARE NUK ËSHTË ÇËSHTJE E SHAMIVE DHE FEREXHEVE TË ZEZA

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti Aktuale Kujt i shërben hapja e këtij debati...