Home / Të ndryshme / IMUNITETI

IMUNITETI

Shkruan: Zeni Bilimani

Me çakejtë dhe hienat,
Kuvendi, ka mbledhur brenda,
Imunitetin përgojojnë
Ca e heqin, të tjerë e mbrojnë,

Se na duhet shumë ky status,
Për të vjedhur e mashtruar
Ka dhe gojë na nxjerrë t’ pa larë,
Prokurori i korruptuar.

Do ta heqim, s’ka ç’na duhet,
Dhe pa të, do bëjmë prapë.
Në trasenë, qe kemi shtruar,
Nuk ka ligj që të na kapë.

Flisni e shani, more të liq,
Për ju s’ paska, vërtet ligj,
Sepse, ligji jeni vetë,
Mbillni vdekje, vrisni jetë.

Hani, shqyeni egërsira,
Leqet gjahun e kanë zënë.
Hani mish e hani kocka,
Duron populli, votën ka dhënë?!!!

Si përbindësha, kthetrat zgjasni,
Dhe në fyt, i ngulni thellë,
Në aorta gjakun pini,
Dhe pastaj, do pështyni vrer.

Qe me helmin e lëshuar,
Keni vet për t’u helmuar.
Populli një ditë, grushtin do të ngritë!
Nga goja, vrerin do t’u nxjerrë…..
Sot, 12 Shtator 2022

POROSI PËR TIM BIR?!

U ula gju me gju me bllokun,
Të hap zemrën e të dëfrej,
Në pamjen e tij kërkon shokun,
Fletëve te bardha mikun gjej.

Fola me të, o biri im,
Për ditën që më ike larg,
Me thoshe do iki në mërgim,
E nise dhe e sose, botën rreth e çark.

As rri, as ik s’ të thashë dot,
Kur unë të kisha, këtu në gji.
Heshtja ime, do të thotë,
Je zoti i vetes tani.

Këtu, ndoshta u rrite me vuajtje,
Ti, ishe me baba dhe nënë.
Atje do më rrish me ndrojtje ,
Se nuk je, në vendin tënd.

Ti more malet, në këmbë,
Nëpër dëborë e suferinë.
Këtej u nisë, zot i rëndë,
Andej, u sose klandestin…

More me vete, rroba në çantë,
Me to njëherë, ndërroheshe.
Ne, të dhamë një mal urata,
Që asgjëkund, të mos pengoheshe.

U largove, pa u përqafuar,
Fjala mirupafshim, na ngrohë të dyve.
Nise udhëtimin e shenjtëruar,
Urojmë fati te buzëqesh, jemi përmalluar.

Valët thyen, çastin e pritjes, të kohës…
Kur fola me skajin tjetër,
Ora shënoi çastin e mbërritjes,
Te të panjohurit, në vatrat e botës.

Tani me ty, ne jemi larg,
Ditët dhe netët i shikojmë vonë.
Në internet flasim dhe shihemi,
Me merak flemë, për ty gjithmonë.

Jot ëmë, fshinë dhe lanë dhomat,
Gjurmët tua, para i dalin.
Në dollap rrobat trazon,
I puthë ato, si ty kur të puthte ballin.

Të kishim afër, jo se kishim provuar,
Dhe ty, s’ishe mësuar larg gjirit.
Një lëmsh, m’u bë në grykë,
Kur ty të mori era e kurbetit.

Guxove të ndajë, botën në mes,
More përsipër, barrë të rëndë…
Kurbeti, kjo plagë e vjetër të ra pjesë,
Kurrë mos harro, se çfarë të kam thënë:

Mos harro, sisën ku ke pirë,
Ballin zbutur nga vesa e qumështit,
Buzën që, në gjumë të puthte sytë
Dhe ninullat, ilaçin e gjumit.

Kujto hapat e para me ndrojtje,
Këtu në këtë vatër i ke hedhur.
Në të parin belbëzim goja jote,
Mantel, nënës i ka veshur.

Nënë dhe at, është vetëm atdheu,
Gjuha e nënës, është amanet.
Emrin SHQIPTAR, të shtrenjtë mbajeni!
Më mirë këtu çoban o bir,-sesa atje mbret.
Marrë nga libri im “MOZAIK Vlerash”.

NJË LETËR DËRGOI PARTIA

Një letër dërgoi, Partia Komuniste ,
Në Skrapar, në Komitet,
Pushkët në dorë t’i merrni,
Çetën partizane, ta krijoni vet.

Në Marsin, 1942 në Ujanik,
Çeta doli, porsi dielli.
Çetë e parë, në Skrapar,
U bë tmerr, për armiq e tradhtarë.

Shqipot e Shqiponjat partizane,
Të PKSH e të Bacë Enverit,
Heroikisht e mbrojtën vatanin,
Në krye me Komandant, Mestanin.
5 Shtator 1942,-krahinë e parë e çliruar.

Shkruar, 4 Shtator 2022

MITRALJERIT TRIM VAIP GOGO ÇEPANI

Partisë, iu përgjigje, qysh në rini,
Partizani trim, Vaip Çepani.
Le shkollën, dole malit për liri.
Të vdisje për popullin, ishe gati ti.
Mitraljeri trim, Vaip Çepani.

Luftoje në këmbë s’të trembej, sy.
Në Brigadën e Shtatë u rreshtove,
Zv. Komandant ishe ty,
O partizani trim, Vaip Çepani.

Në Toroninë, “Tendën e Qypit” dhe në Paraspuar, trimëria jote nuk ka të çmuar.
Luftove pushtues e tradhtarë, o hero i dëshmuar, mitraljeri trim Vaip Çepani.

Me Batalionin tënd, luftës nuk ju ndave,
Ne Krujë dhe në Mirditë luftove si luani,
Gjermanët të gjallë me duar i ngulfate,
I tmerrove, i mbyte,-o partizani trim, Vaip Çepani.

Nga Dibra, Shkodra, gjer në Vishengrad,
Brigadës së Shtatë Sulmuese, nuk ju ndave ti!…
Urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të LANÇ-re, nuk e bëre dy,
O mitraljeri trim, Vaip Çepani.

Ah! Një predhë e mallkuar, të plagosi ty,
Atje në TUZ të Malit të Zi.
Luftove si luan, për vëllezërit kosovarë,
O hero i gjallë, Vaip Çepani.

Dy herë respekt, për këtë trim të çartur, këtë veteran, njeri, -gjysmë hekur,
dajën tim, Vaip Lyte Çepani.

NË HELMES DHE NË XHALLAK

Në Helmes dhe në Xhallak,
Kanë lindur burra të rrallë.
Myslimi me Bilimanë,
I treti ishte, Shqipo Asllani,
Me vëllezër, djem mejdani.

Sofrën shtruar e mbajtën,
Për miqësi e nevojtarë,
Me haure dhe dyqane,
Helmesit, traditë i lanë.

Mehmeti me Abaz,
Didin Beun, qëndronte në ballë.
Mehmet Myslimi me Novrus Bilimanë,
Barutin të thatë kurdoherë e mbajnë,
Për pushtues dhe tradhetarë.

Mehmeti, Novruzi dhe Nurihana ,
Shtëpitë i kthyen në seli dhe istikame,
Pritën e përcollën Komandant e komisarë,
Bashkë me ENVER HOXHËN, legjendar! …

Nga këto dy shtëpi,-seli,
Komandanti ynë, me shokë,
Drejtoi luftën për liri.
Në Helmesin e çlirimtarëve,
Nga këto Kala-shtëpi, për Shqipërinë,
U morën vendime, shumë me rëndësi.

Helmesi, i gjithë me Luftën Çlirimtare,
Me stani, Dauti, Sabriu, Bajrami, Izeti
Partizanë trima me yjet në ballë,
Me Komandant, Novrus Bilimanë:
Gaditu! Gjithnjë gati, çetës trime
I ndenjtën në ballë!…
Marrë nga arkivi im personal.

Nga Mevlud BUCI:

BILIMANËT E FISNIKËRISË

Autor: Mevlud Buci

Poet, studiues, kulturolog, master. Shpalosi dufin e tij artistik dhe shpirtëror

në shenjë mirënjohjeje dhe respekti ndaj BILIMANËVE të Helmesit në këtë balladë.

O Helmes dritë lirie,
O Helmes i luanëve,
U ndrit besa, bujaria,
Brezave të Bilimanëve.

Brezave të Bilimanëve ,
Fjale peshuar, shpirt behar,
Bijtë trima të mejdanëve ,
Lumë ç’ke lindur, o Skrapar.

Lumë ç’ ke lindur, o Skrapar,
Bij’ të sofrës, bij’ besës,
Zëbilbila e luftëtarë,
Për Atdhe, dritë e shpresës.

Për atdhe dritë e shpresës,
Pinjoll të Shqipërisë krenare,
Si Novruzi në kullë të qëndresës,
LPA-istët.

Këngë e luftës legjendare,
Ç’ trimëri u mëkoi nëna,
Gra burrëresha ballëkrenare,
Si Zenepe, Nurihana e Metulla.

Si Zenepe, Nurihana e Metulla,
Bashkë me nipër, djem e mbesa,
Për besnikëri, u doli fama,
U flet sofra, u flet besa.

U flet sofra, u flet besa,
Bij’ të Helmesit atdhetarë,
Në flakë të luftës ishit shpresa,
Lumë e lumë, trualli amtar.

Lumë e lumë, trualli amtar,
Këndo zemër, për lavdinë,
Helmes, je dritë e behar,
Krenari për Shqipërinë!

Krenari për Shqipërinë,
Trima luftë, prush zjarri,
Njëqind pash, e kanë burrërinë,
Bij’ që lindi Skrapari.

Bij’ që lindi Skrapari,
Janë gjeni të mirësisë,
Në breza janë te altari,
Bilimanet e fisnikërisë…
Zgjodhi: Zeni Bilimani.

About xhzeqiri

x

Check Also

KEMI MIKE SHBA-NË JO TURQINË

Nga: Dr. Musa Krasniqi SHBA forcon dy ushtritë shqiptare. Turqia mashtron me...