Home / Histori / Hordhitë e Shefqet Turgut pashës, pasi bënë shkrumb e hi fshatrat e Kosovës

Hordhitë e Shefqet Turgut pashës, pasi bënë shkrumb e hi fshatrat e Kosovës

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "Shefet Turgut Pasha"

Nga: Jetnor Hoxhallari

Hordhitë e Shefqet Turgut pashës, pasi bënë shkrumb e hi fshatrat e Kosovës, u vërsulën me tërbim kundër patriotëve dhe Lëvizjes Kombëtare në krahinat e tjera të Shqipërisë Veriore e të Mesme. Një regjim terrori u vu edhe në Shqipërinë e Jugut.
Kudo që kaluan ushtritë turke u shpall shtet – rrethimi, u mbyllën klubet, shkollat e gazetat shqipe.
Gjatë verës së vitit 1910 dhe më vonë gjykatat ushtarake vepronin kudo, në Shkup, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Shkodër, Dibër, Tiranë, Elbasan, Peqin. Vetëm në gjyqet ushtarake të Kosovës u gjykuan 1741 vetë, nga të cilët 40 u dënuan me vdekje (10 prej tyre me varje).
Ndërkaq në qarkun e Manastirit u burgosën 325 vetë. Për shkak të keqtrajtimeve, nga këta të burgosur vdiqën 54 vetë dhe mbetën të palëvizshëm 5 të tjerë.
Në Shkup, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Tiranë, Elbasan etj., të arrestuarit më parë rriheshin publikisht nën tingujt e bandës muzikore dhe të daulleve, me qëllim që të poshtëroheshin në sytë e popullit dhe të frikësoheshin e paralajmëroheshin të gjithë ata që do të guxonin të merreshin me veprimtari patriotike.¹

About xhzeqiri

x

Check Also

Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998

Nga: Albin Kurti Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator...