Home / Histori / HISTORIA E SHTETEVE BALLKANIKE ËSHTË HISTORI E PUSHTIMEVE, OKUPIMIT TË TERRITOREVE, E ASIMILIMIT DHE SPASTRIMEVE ETNIKE

HISTORIA E SHTETEVE BALLKANIKE ËSHTË HISTORI E PUSHTIMEVE, OKUPIMIT TË TERRITOREVE, E ASIMILIMIT DHE SPASTRIMEVE ETNIKE

Si u sllavizua Gadishulli Ilirik?

Sipas parimeve shkencore, historiografia reale, shkenca e së vërtetës mbi ngjarjet e periudhave të kaluara, nuk duhet t’i falsifikojë dëshmitë, burimet historike, t’i fshehë pushtimet e dhunshme të territoreve të huaja, okupimet, sundimet barbare, krimet dhe gjenocidet, asimilimin dhe dëbimet masive të popullsisë autoktone.

Mbi pushtimet sllave, serbizimin dhe bullgarizimin e vendbanimeve, dëbimin dhe asimilimin e banorëve autoktonë në Maqedoninë Veriore

Kjo histori e shkurtër mund t’u shërbejë si shembull edhe për të gjitha vendbanimet tjera dhe banorët e tyre, si u sllavizuan përmes propagandës fetare dhe forcës ushtarake e policore të regjimeve pushtuese të këtyre territoreve, nga Mesjeta deri në ditët e sotme, sidomos pas viteve 1878, 1913, 1945 e më vonë.

Shpalime historie: Maqedonia Veriore (3)

VASILEVA, CAREVA, SULLTANIA – DELLÇEVA, NGA VITI 1950

Nga historia e qytetit më lindor të Maqedinisë Veriore të sotme kuptohet e gjithë tragjedia e banorëve vendës nën sundime të huaja.

Dikur katundi Vasilevë-Carevë-Sulltani, nga viti 1950 qyteti Dellçevë, dikur me shumicë të banorëve vendës josllavë (kryesisht shqiptarë, vllahë e të tjerë), më herët të besimit të krishterë të ritit ortodoks dhe më vonë të besimit islam, mbi 70% u tyre u dëbuan me dhunë nga okupatorët serbë gjatë viteve 1931-1941.

Më 1931, numri i banorëve ka qenë 3.746 frymë (që flet për një shpërngulje prej 2.045 banorëve të mëhershëm gjatë periudhës dhjetëvjeçare, 1931-1941.

1.

Historia e vendbanimit

Dellçeva (deri më 1950 katundi Carevë (Cerevo sello), aktualisht qytet në pjesën lindore të Maqedonisë Veriore, i cili gjendet në rajonin Pijanec (formë e shtrembëruar në gjuhën sllave nga emri Pajon), në afërsi të kufirit me Bullgarinë.

Dellçeva, sipas shënime dhe gojëdhënave, në periudhën romake (Roma Lindore) është quajtur Vasilevë, një variant në gjuhën e vjetër greke nga emri i mëvonshëm Carevë në gjuhën sllave. Për herë të parë vendbanimi (katundi) Carevë përmendet në një urdhëresë të mretit Dushan (Car Dushani) nga viti 1347 deri më 1350. Ai, përmes kësaj urdhërese, disa vende dhe toka bujqësore nga Pajoni (Pijanec) ia ka dhuruar manastirit të Lesnovës.

2.

Periudha e sundimit të Perandorisë Osmane

Gjatë kësaj periudhe, qyteti sotëm i Dellçevës është quajtur Sulltania, sipas analogjisë së emrit të mëhershëm, Carevo selo (katundi i Mbretit).

Deri më shek. XVII vendbanimi ka qenë i vendosur në anën e djathtë të lumit Bregallnicë, në toponimin e sotëm Selishtë, më saktë nën kodrën e Ostrecit, afër rrugës që çon në Bullgari. Në shekujt e parë të sundimit Osman, për pozitën e Dellçevës nuk ka shumë të dhëna. Nga mesi i shek. XVII në këtë rrethinë ka qëndruar edhe Sulltan Mehmeti IV. Në kohën e vizitë së tij në Pijanec mbi popullsinë vendëse thuhet se është bërë islamizimi masiv i saj. Për shkak të zullumit dhe shtypjes propaganda e pushtetit të mëvonshëm ka thanë se shumë vendbanime sllave të Maqedonisë janë zbrazur, dhe mes tyre edhe katundi Carevë. Mendohet se në kohën e këtij sulltani, vendbanimi është zhvendosur në vendin ku është sot, në anën e djathtë të lumit Bregallnicë. Si dëshmi përmendet edhe xhamia e qytetit e ndërtuar në shek. XVII.

Por, vlen të përmendet me këtë rast edhe udhëpërshkruesi osman Evlija Çelebiu, i cili ka kaluar në këto anë disa vite, ndërsa më vonë, në vitin 1670, në udhëpërshkrimet e tij ka shkruar:

“Nga Vinica u ngjitëm në kodrën malore të Koçanit, duke lëvizur nga gryka e saj dhe pas katër orësh arritëm në katundin Carevë. Ky është një katund me banorë të besimit islam, që shtrihet në rrafshinën rrëzë e një mali, me afër 100 shtëpi dhe një xhami e bukur me minare të çuditshme.” (Evlija Çelebiu)

Duhet të përmendet edhe gojëdhëna popullore e cila thotë se, një vendbanim nën kodrën e Ostrecit u shua gati plotësisht nga mortaja, ndërsa banorët e tij që mbijetuar u zhvendosën në vendbanimin ku sot ndodhet qyteti i Dellçevës. Kisha e këtij qyteti me emrin “Shën Mëria”, thuhet se është ndërtuar nga mesi i shek. XIX.

Si pjesë më e vjetër e qytetit llogaritet lagjja e periudhës osmane (lagjja turke), e cila u krijua përreth xhamisë. Sipa studiuesit Jaranov, deri në shek. XIX Dellçeva ka qenë katund, një koloni turke, siç thuhet, i banuar me turq të pastër dhe një pjesë e banorëve maqedonas të islamizuar, të quajtur si Pomakë, të cilët nuk kanë folur asnjëherë në gjuhën turke. Vetëm disa familje kanë qenë maqedonase, sllavë ortodoksë.

Nga mesi i shek. XIX filloi të zhvillohet çarshia dhe të rritet vendbanimi, njëkohësisht edhe të rritet numri i banorëve maqedonas (sllavë të Maqedonisë). Që kur u mbush hapësira në Mëhallën e Mesme filloi zgjerimi përtej Goço Potok (Përroi i Madh), ose rajoni i sotëm i Parë. Në vitin 1863 Dellçeva kishte 75 shtëpi, ndërsa në vitin 1873 kishte 109 shtëpi maqedonase (sllave).

Në vitin 1856 ka përfunduar ndërtimi i kishës, rreth së cilën banonin kryesisht maqedonas (sllavë), e cila thuhet se ka ikur nga zullumi i pushtetit osman në katundet përreth . Shpërngulja më e madhe e banorëve maqedonas (sllavë) në këto anë ka ndodhur në vitin 1878 pas luftës Ruso-Osmane.

Pas përfundimit të luftës, vojvoda i njohur i këtyre anëve, Ilija Marko (Gjyshi Ilija Malisheva) e krijoi të ashtuquajturën Republika e Pijanecit, pak e njohur, ndërsa pas shuarjes së saj, banorët e krishterë sllavë maqedonas, të frikësuar për sigurinë e tyre ikën në mënyrë masive duke kërkuar strehim në territorin e shtetit të sapokrijuar të Bullgarisë në atë kohë. Afër 150 familje sllave nga Maqedonia nga katundet dhe qyteti u shpërngulën në Qystendil të Bullgarisë dhe rrethinën e tij. Një pjesë më e vogël e këtyre të ikurve më vonë u kthyen sërish në vendlindjet e tyre. Në vend të këtyre banorëve sllavë të larguar erdhën banorë të besimit islam të dëbuar nga Bullgaria, pa edhe nga Bosnje e Hercegovina. Banorët e ardhur, të njohur si „Maxhir” (Muhaxhirë) u vendosën në lagjen “Maxhir mëhallë”, rajoni i Tretë i sotëm i këtij qyteti.

Në anën e majtë të lumit Bregallnicë, në një hapësirë të rrafshët ku kanë qenë dikur hanet dhe mejdanet, filloi ndërtimi i kompleksit të dyqaneve tregtare dhe të artizanatit, mes dy rrugëve të ngushta. Me këtë përfundimisht u formua çarshia dhe Dellçeva u rrit në vendbanim qyteti.

3.

Vendbanimi gjatë luftërave ballkanike luftërave botërore

Gjatë luftërave ballkanike një numër i madh i banorëve vendës, kryesisht të besimit islam (pushteti i deklaron për turq, por kjo nuk është e saktë, shumica e tyre kanë qenë shqiptarë të besimit islam, por edhe pjesëtarë të kombësive të tjera), e u detyruan ta braktisin vendin, kështu që, në vitin 1941 numri i banorëve u zvogëlua në gjithsej 1.701 banorë. Pas këtyre luftërave erdhën këtu popullsi e re sllave maqedonase nga katundet përreth, më së tepërmi nga katundet pasive Biglla, Sellnik dhe Dramçe, të cilëve iu falën pronat e banorëve të mëparshëm të besimit islam.

Më 1931, numri i banorëve ka qenë 3.746 frymë (që flet për një shpërngulje prej 2.045 banorëve të mëhershëm gjatë periudhës dhjetëvjeçare, 1931-1941).

Pa këtij viti në mënyrë vullnetare (siç thotë pushteti) ka vazhduar shpërngulja e banorëve për në Turqi, sidomos gjatë vitit 1953. Në vitin 1953 filluan të ndërtohen shtëpitë e para për banorët e ardhur në anën e djathtë të lumit Bregallnicë.

4.

Pas Luftës së dytë Botërore, më 23 prill 1950, Presidiumi i Kuvendit popullor të Republikës Popullore të Maqedonisë ka sjellë vendim katundi Carevë të riemërtohet Dellçevë, në nderim të revolucionarit Goce Dellçev.

Në vitet e gjashtëdhjeta qyteza u zgjerua në anën e djathtë të lumit Bregallnicë, ndërsa gjatë viteve të shtatëdhjeta edhe në kodrën e Milkovës. Me shtimin e numrit të punëtorëve në ndërmarrjet e asaj periudhe, në Dellçevë u rrit edhe numri i banorëve të tij. Aktualisht, Dellçeva është vendbanimi modern qyteti me rrugë dhe bulevarde të gjera e të asfaltuara, me rrjet kanalizimi dhe me parqe e hapësira të gjelbëruara.

Përfundimi

Si mund të konsiderohet kjo histori, kur brenda një periudhe jo më tepër se një shekulli, gati të gjitha vendbanimet në Maqedoni të trajtohen si serbe, bullgare, maqedonase (sllave), e asnjëherë si shqiptare, së paku kur bëhet fjalë për historinë e lashtë të këtij rajoni, para ardhjes së fiseve sllave në këto hapësira?!

(24 mars 2021)

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...