Haxhiu kërkon të futet në burg Hashim Thaçi për tradhti ndaj vendit
Pas publikimit të deklaratës së nënshkruar nga Presidenti Thaçi dhe ai malazez, për marrëveshjen e Demarkacionit ka reaguar deputetje e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Ja statusi i plote i saj:
Hashim Thaçi është zotuar duke nënshkruar deklaratën e sotme me homologun malazez për angazhimin e tij në ratifikimin e marrëveshjes që falë territor.
Meqë në cilësinë e Presidentit Hashim Thaçi ka vepruar kësilloj, i bëj thirrje Kryeprokurorit Lumezi që të nisë menjëherë veprimet në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
***
Kodi Penal i Republikës së Kosovës
Neni 124
Tradhtia ndaj vendit
2. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.