Home / Lajme / Hajnat i bashkon ideali i tyre

Hajnat i bashkon ideali i tyre

Sa më shumë e lexoj listën e numrave në foto, aq më pak e kuptoj se përse mësuesit janë në grevë. Problemi është sistemi, dhe një pjesë e këtij lloj sistemi është sindikata aktuale e tyre. Hallkat e sistemit korruptiv do të mbrojnë njëra-tjetrën. Hajnat i bashkon ideali i tyre. Sistemi korruptiv kërkon shoqëri intelektualisht të dobët dhe moralisht të ulët. Gjyshat nuk kanë të drejtë as të ankohen e as të hyjnë në shkolla sipas krerëve të sindikatës dhe prokurorëve të tyre. Fëmijët nuk kanë pse shkojnë në shkolla. Çdo institucion është vetëm mjet fitimi për hajnat. Ndaj edhe rezultatet e institucioneve janë si mos më keq.
Atëherë qytetarët nisin e kërkojnë nga qeveria të sillet si prokuror e gjyqtar.
Qytetarët nga njëra anë duan të mbrojnë me shumë të drejtë moralin dhe funksionin e mësuesit, nga ana tjetër nuk gjejnë mjete për me luftu korrupsionin. Sot më shumë se kurrë është e qartë se grevat janë kundër qeverisë sepse janë kundër nismës së vetingut.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

About xhzeqiri

x

Check Also

Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen nga SHTËPIA E BARDHË

Nga: Ramazan Bekteshi Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen...