
Gjatë intervistës së sotme, ai ka thënë se Enveri kishte pritur një mesazh nga Perëndimi pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, por, sipas Ilir Hoxhës, ai nuk erdhi kurrë.
“Denoncimi zyrtar i Traktatit tё Varshavёs dhe largimi i vendit tonё prej tij, ishte nё tё njёjtёn kohё edhe njё veprim nё tё mirёn e paqes nё rajon. Duke qenё prezent nё Ballkan, Traktati i Varshavёs, nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr, pёrbёnte rrezik, sidomos pёr pjesёn jugore tё Ballkanit dhe vendet rreth detit Adriatik. Por çfarë ndodhi!? Kёtё e ka treguar vetё Ramiz Alia. Nё kohёn kur ishte ndryshuar sistemi, e takuan dy deputete italianë dhe i bënë të njëjtën pyetje, si kjo qё po mё bёni ju mua. Ai u përgjegj: “Ju (Italia) nuk dhatё asnjё shenjё”. Dhe pёrgjigja e tyre ishte që “nuk mund tё jepnim shenjё se ju ishit nё domenin e ariut rus”. Pra frika e perёndimit qё tё mos konfliktohej meBashkimin Sovjetik, bёri jo vetёm qё mos t’i afronte asnjё ndihmё Shqipёrisё, por qё edhe mё vonё, ta mbante sa mё larg dhe tё izoluar</em>”, ka thënë ai.
Ndërkohë, ai mbron marrjen e pronës private dhe ndalimin e fesë.
Si mund tё quhet gabim fundamental apo fatal, sikurse e quani ju, zhdukjen e pronёs private, kur vendosja e pronёs shtetёrore ishte njё nga parimet bazё tё zhvillimit tё ekonomisё socialiste? Heqja e pronёs private dhe shtetёzimi i saj ishte njё nga reformat e thella qё u bё nё Shqipёrinё e pasluftёs. Dhe si rezultat i saj Shqipёria ndёrroi faqe, nga njё vend shumё i prapambetur, gati nё gjendjen e feudalizmit qё doli nga Lufta e Dytё Botёrore, u bё njё vend me ekonomi tё zhvilluar. Kooperativat bujqёsore qё u ngritёn nё fshat ҫuan nё zhvillimin dhe pёrparimin e bujqёsisё. Pastaj tё gjitha ato shёrbime qё u arritёn falas pёr popullin, si shёndetёsia, arsimi, kultura, tё gjitha kёto ishin si rezultat i kёtyre reformave qё nё bazё tё tyre nuk kishin pronёn private po atё shtetёrore.
Shikoni se ҫ’po bёhet sot? Gjithё toka bujqёsore ёshtё e ndarё nё parcela tё vogla qё as qё mund tё bёhet fjalё qё bujqёsia tё bёhet njё degё e fuqishme e prodhimit. Me tokat e bukёs ёshtё abuzuar duke bёrё ndёrtime vend e pa vend dhe duke e zvogёluar sipёrfaqen e saj, ndёrsa nё kohёn e socializmit shfrytёzohej ҫdo pёllёmbё tokё, duke mos harruar qё iu qepёm dhe kodrave duke i bёrё me tarraca qё tё fitonim sa mё shumё tokё buke. Atёherё pse qenka gabim fundamental, kur Shqipёria e asaj kohe pёsoi ndryshime thelbёsore nё interes tё popullit?
Kalojmë tek gjysma tjetër e pyetjes suaj, heqja e besimit fetar. Unë ju them se propozimi pёr heqjen e fesё erdhi si propozim nga rinia e Durrёsit. Nё vendimin qё u mor, nё veҫanti ndikoi ҫёshtja e emancipimit tё gruas. Dihet se pengesa kryesore pёr ҫlirimin e gruas, vinte nga zakonet e vjetra prapanike, qё ushqeheshin edhe nga besёtytnitё fetare. Pa u ҫliruar nga kёto zakone, nuk mund tё arrihej emancipimi i plotё i femrёs shqiptare. Nё diskutimet qё u bёnё nё atё kohё, u vu nё dukje qё populli shqiptar nuk ka qenё asnjёherё i lidhur ngushtё me fenё, pёr shkak tё pushtimeve tё huaja qё imponuan fenё e tyre dhe kleri i tyre ёshtё pёrdorur nga kёta pushtues pёr tё pёrҫarё njerёzit dhe pёr tё penguar bashkimin e tyre patriotik. Dhe nё tё vёrtetё gruaja shqiptare u ҫlirua dhe arriti emancipimin e saj tё plotё. Nё atё kohё gruaja ishte me tё gjithё tё drejtat e barabarta me burrin.
Po të tregoj, Xhevdet, edhe një detaj tjetër domethënës për këtë argument. Enver Hoxha atёherё dha dhe njё orientim qё tё gjitha ndёrtesat e kultit qё kishin vlera monumentale tё viheshin nё mbrojtje tё shtetit. Eshtё interesante se kur e pyetёn: po nё Kosovё si duhej tё vepronin me fenё, ai nuk ishte dakord qё feja tё ndalej. Ai u tha: ‘’nё kushtet e Kosovёs, kur populli ёshtё nёn diktatin serb, objektet e kultit shёrbejnё si vende ku mund tё mblidhen dhe tё flasin pёr ҫёshtjen kombёtare. Pra, Enver Hoxha nuk ishte dogmatik, ai ҫdo gjё e shihte nё interes tё prosperitetit kombёtar”, thotë Ilir Hoxha.