Home / Opinion / Europe, moj Europe! Ku eshte vete DJALLI, aty do te shkoj dhe me te do te bashkepunoj.

Europe, moj Europe! Ku eshte vete DJALLI, aty do te shkoj dhe me te do te bashkepunoj.

Shkruan: Luan Baci

23 qershor 2022

     Ku eshte vete DJALLI, aty do te shkoj dhe me te do te bashkepunoj, sepse ma detyron ti moj Europe, me paudhesite e padrejtesite e tua! “Ti Evrope, kurva e motit”, ka thene ne shperthim te revoltes se drejte shpirterore nje nga te medhenjte e kombit shqiptar, kur eshte lodhur me veprimet e padrejta te Europes ndaj kombit shqiptar, kur ju e coptuat kombin shqiptar, ju drejtohesh ju me shprese se do te degjiohesh, nuk u degjua, sepse ju i keni veshet e mbyllur!

     Kjo Evrope ka “harruar” qe ishte pikerisht kombi shqiptar qe ruajti zhvillimin dhe paqen europiane nga pushtimi i fuqise boterore, me regresive te kohes, fuqise se papermbajtur te perandorise me te fuqishme te kohes ,perandorise otomane.  Ju e nderoni dhe e vleresoni me te drejte ndihmesen e madhe te kryeheroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Papa i Romes e quajti ate “Kalorers i kryqit”, nje vleresim qe shpreh ne fakt, ne menyre te padyshueshme, se ishte Skenderbeu, biri i kombit shqiptar, ai qe e shpetoj Europen nga shkaterrimet e barbareve otomane.

     Ne sistemin dhe kohen e ekzistences se sistemit socialist, qe udhehiqej nga komunistet shqiptare me ne krye gjigandin shqiptar Enver Hoxha, ju ju bashkuat perpjekjeve te borgjezise se sapolindur te lindjes, kunder kombit shqiptar, per ta sabotuar dhe izoluar ate,  edhe pse ishte biri i kombit shqiptar, legjendari tjeter, Enver Hoxha ai qe e shpetoj Europen nga rreziku i aventurierit sovjetik, “komunistit” Hrushov. Pa Enver Hoxhen armikun e sistemit tuaj, dhe “armikun” e vendeve tuaja, nuk do te ishte aspak e sigurte paqja juaj dhe do te ishte ne rrezik edhe ekzistenca juaj, ashtu dhe saktesisht sic u ndje edhe vete Amerika, shteti me i rendesishem nga pikpamja ekonomike, politike dhe ushtarake e sistemit tuaj te njejte politik dhe ekonomik, ne krizen kubane te raketave te Hrushovit.  Eshte mire e njohur, turbulenca politike dhe pasiguria qe krijoj per sigurine e SHBA nga kriza kubane e raketave te vendosura ne kete vend! Sa te sigurte do te ishte ekzistenca juaj, ne se Enver Hoxha do te lejonte ne oborrin e pasme tuaj, ne Shqiperi, fuqine ushtarake me te madhe boterore, pas Amerikes, BRSS?! Sa miljarda do te shpenzonit ju per mbrojtjen tuaj, ne se Enver Hoxha do te pranonte vasalitetin ndaj Hrushovit?! Dhe ne nje mathematike te thjeshte, perse nguroni ju te pranoni Shqiperine e sotme, ne EU e te investoni ne ekonomine e saj, nje fraksion te atyre vlerave monetare qe do te shpenzonit per mbrojtjen tuaj, te kursyera nga shqiptaret? Ky eshte shperblimi qe ju merrni ne konsiderate ndaj atyre te cileve u detyroheni ndoshta edhe jeten?!

     Ju Evrope, “kurva e motit” dhe vecanerisht Franca, historikisht prosllave, kundershqiptare, duhet te kuptoni se i beni nje dem te pakrahasueshem vetes tuaj, duke e shtyre me brryla e shqelma, padrejtesisht dhe paturpesisht kombin e lavdishem shqiptar, jashte dhe large deres tuaj. Xhelozia juaj, para nje kombi qe eshte shume me i vjeter nga tuajt, nuk ju con asgjekundi, vecse me e pakta ne nje inferioritet tuajin moral perpara kombit nga me te vjetrit ne kontinent, e ndoshta me te vjetrit se vete ju.

     E ndate, e coptuat kombin shqiptar, ne pese copa, ne territor dhe ne popullsi; e coptuat ate nepermjet  genocideve te panumerta, e trajtuat ate padrejtesisht dhe paturpesisht ne baza religioze, baza te cilat nuk u perqafuan paqesisht e me ndergjegje nga shqiptaret, por me dhune dhe shfarosje, duke krijuar bazen tuaj per t’i trajtuar jo si shqiptare, por si “myslimane”, e duke e shkembyer me popullsi “jo myslimane” nga Turqia dhe Arabia, per ta shkombetarizuar e shperbere ate ne tere qenien e tij?! Ju “kurva e motit”, kishit kenaqesi ta “shperblenit” kombi tim, per mbrojtjen qe u beri ju e qyteterimit tuaj, me zhdukjen kombetare te shqipatereve?! Pse, apo “thjesht sepse ky eshte morali i kurves”, morali i “diplomacise tuaj te madhe”?!

     Na coptuat, na shkaterruat, na sabotuat, nuk na late te ngrinim koke, thjeshte se ishim shqiptare! Pse?! Pse?! Sepse keni qene inferior perpara nesh, sepse formimi kulturor dhe zhvillimi shoqeror i kombit shqiptar, ekzistom me shume se tremije vjet me pare, kur ju vete ishit askushi!

     Pas luftes se dyte boterore, ku shqiptaret dhane nje ndihmese te jashtezakonshme per nga numeri i popullsise, kunder fashizmit italian e nazizmit gjerman, ju u perpoqet te na sabotoni, te na nencmoni, te na perdorni monedhe tregu, sic keni bere gjitjhmone ne histori, por kombi shqiptar, ua prishi planet. E sabotuat kombin shqipatar, qe edhe pse konjukturat tuaja politike e pecaktuan ne bllokun e lindjes, popull qe ndertoj nga hici, nje shtet modern. Per politikat tuaja, ne sherbim te ideologjise tuaj, nuk kursyet te mobilizoni, me kuc e me mac, armiq te betuar te kombit shqipatar si Ramiz Alia dhe Sali Berisha, qe t’ja hidhni ne plehera punen dhe sakrificat e pacmuara e te pafund, per ndertimin e vendit, duke e shkaterruar dhe e cuar ne zero gjithcka, per te realizuar zhdukjen deri fizike te kombit te lavdishem shqiptar, duke e detyruar me shume se gjysmen e popullsise te largohet nga dheu i te pareve.

     Ne vend qe ti vini gishtin kokes, te ndjeheni fajtor per te gjitha paudhesite qe keni kryer ndaj kombit shqiptar, per te gjitha demet e pallogaritshme, kriminale ndaj tij, ju vazhdoni me te njejtin mentalitet agresiv, skllaverues edhe sot kur pretendoni se ndertoni nje demokraci per mbare kontinentin, qe ne fakt, duke pare faktet e qendrimeve tuaja ndaj kombit me te vjeter te Europes, vertetojne as me pak e as me shume hipokrizine tuaj.

     Po, ne keto kushte, ne shqipataret, kemi te drejten te bejme akleance edhe me djallin, kur zemra dhe arsyeja e shendoshe, tek “enjej si ju”, nuk ekziston!

     Mos harroni, se nuk eshte as ne interesin tuaj! Sido qe te beni, shqiptaret nuk i zhdukni dot! Harrojeni! Eshte ne interesin tuaj gjithashtu t’i trajtoni shqiptaret me dinjitet, sepse vetem ate meritojne.

About admin

x

Check Also

ÇËSHTJA SHQIPTARE NUK ËSHTË ÇËSHTJE E SHAMIVE DHE FEREXHEVE TË ZEZA

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti Aktuale Kujt i shërben hapja e këtij debati...