Home / Lajme / Erdogan investon në Serbi, harroi KRlMET e serbëve ndaj myslimanëve në Ballkan

Erdogan investon në Serbi, harroi KRlMET e serbëve ndaj myslimanëve në Ballkan

29.05.2022

Sedat Peker, njeriu kryesor i MAFlSË turke, kishte publikuar video teksa flet për përfshirjen e njerëzve të pushtetit në KRlME të ndryshme. 49-vjeçari ka pohuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, fenë po e shfrytëzon për popullizëm duke dhënë disa shembuj me Palestinën dhe shtetet e Ballkanit. Peker tregon sesi investimet kryesore të shtetit turk janë në vendet që kanë kryer KRlME kundër myslimanëve, si në rastin e Serbisë derisa fjalimet e tij publike janë sikur të ishte lider i botës islame.

“Vendet e Ballkanit i kam vizituar fshat më fshat. Njerëzit e shteteve myslimane po më thonë, ‘Si është e mundur që të gjitha ndihmat dhe investimet i keni ndaluar për ne ndërsa ato i keni dërguar tek shteti që na ka përdhunuar dhe masakruar, Serbia. Shtetet ballkanike nuk po e konsiderojnë më lider të ummetit (myslimanëve). Gjithashtu edhe tek arabët e ka humbur besimin”, tha ai.

Theksojmë se akuzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, Binal Yildirim, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, ndryshojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drogës te përdhunimet dhe atentatet. Ndryshe, mafiozi turk ka folur edhe për kohën që ka qëndruar në Kosovë dhe deportimin e tij për në Shqipëri nga ku ka shkuar në Maroku.

About xhzeqiri

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...