Home / Opinion / Ed(vini) ka rënë në dilemë

Ed(vini) ka rënë në dilemë

 Shkruan: Dritan Goxhaj

E keni vënë re që sa herë në këtë Shqipërinë tonë të katandisur në një çiflig të kopesë “Rilindja”, ndodh ndonjë tragjedi si ajo që ndodhi para dy ditësh në breg të detit, ku një fëmijë mbeti viktimë e papërgjegjshmërisë së një personi, por edhe e papërgjegjshmërisë së institucioneve tona qeverisëse të cilat kanë detyrë të vendosin rregullat dhe mbikqyrin këto rregulla.
Kryetari i kësaj kopeje dhe i Këshillit të Ndrikullave, Ed(vin) Rama lëshohet gjithnji në delirin e tij sociopatik duke i anatemuar të gjithë ata që nga indinjimi guxojnë të kërkojnë llogari publikisht dhe jo vetëm por edhe të kërkojnë që dikush dhe specifikisht ata zyrtarë që kanë për detyrë të kujdesen që këto të mos ndodhin të mbajnë përgjegjësi.
Edhe kësaj rradhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Rama u lëshua sërish në atë që di të bëjë më së miri, të anatemojë me një gjuhë të ngjyrosur ashtu si shkaravinat e tija duke thënë “ Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se cdo herë tjetër , ligësinë e verbër të vampirëve politik e mediatik që s’lenë plagë pa future gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të cdo kodi moral, familjar, kombëtar”.
Sa herë që ky duhet të mbajë përgjegjësin që i ngarkon detyra që ka zgjedhur të bëjë, pra qeverisja, ai na kujton të gjithë neve që marrim guximin të reagojmë se paska rregulla morale, familjare e kombëtare. Dhe këto rregulla qënkan vetëm për ata që reagojnë, ndërsa pë rata që kanë marrë përsipër të qeverisin e të kujdesen që këto tragjedi të mos ndodhin këto rregulla nuk ekzistojnë.
Dhe për të justifikuar veten se për këta këto rregulla nuk ekzistojën, ata na thonë në kor sëbashku me gjith gojëpaguarit mediatik të tyre se “Këto gjëra ndodhin kudo në botë”, dmth nuk ëshrtë ndonjë gjë e madhe se dikush vritet nga papërgjegjshmëria e atyre që duhet t’i zbatojnë këto rregulla dhe që duhet t’i mbikqyrin këto rregulla, pasi kështu ndodh kudo.
Dhe vërtet edhe në botë ka tragjedi të ndryshme e të ngjashme me këtë tonën, por ama në botë ata që i kanë ngarkuar vetes detyrën të qeverisin e të mbikqyrin këto rregulla, mbajnë edhe përgjegjësinë publike dhe politike, përveçse asaj penale për mos zbatimin e këtyre rregullave.
Rregulla këto të cilat njëra nga anëtaret e Këshillit të Ndrikullave, Mirela Kumbaro, në FB të sajin për rastin në fjalë shkrun “ Kërkesa shkon për drejtësinë që të bëjë punën e saja pa asnjë kompromis, për dënimin maksimal ndal kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat”. Pra këto rregulla të cilat kjo ndrikulla duhej të kujdesej që të zbatoheshin pasi si minister e Turizmit dhe ligjit në fuqi duhej të kujdesej që zona në fjalë të kishte kordon sigurie mbrojtjës dhe bova në largësi 200m nga bregu që ndalojnë hyrjen e skafeve ose gomoneve aty ku bëjne plazh pushuesit.
Pra në këtë rast kodi kombëtar që shkruan Rama është shkelur nga vetë ata që e kanë bërë e që rrjedhimit i bje që kjo të mbajë përgjegjësi për mos implementimin e këtij kodi/ligji.
Ashtu siç është shkelur edhe kodi moral nga anëtari tjetër i këtij këshilli ndrikullash, burrit të gruas së Ramës, Blendi Ҫuçit i cili nëse ju kujtohet në datë 25 korrik para drejtuesve të policisë së vendit thoshte “Asnjë tolerancë për këdo që rrezikon pushuesit me motorrë uji duke thyer në mënyrë flagrante kordonët e sigurisë. Do të përgjigjet personalisht çdo drejtues e punonjës policie që mbyll sytë para paligjshmërisë”.
Këta të dy ja kan dhjerë Ramës edhe kodin moral edhe kodin kombëtar, pasi kordon nuk ka pasur fare dhe drejtuesi i policisë nuk po mban asnjë përgjegjësi.
Ndërsa përsa i përket atij kodit familjar që përmend Rama në delirimin e tij të rradhës, ai këtu e ka për familjen e tij.
Pse them të tijën?
Sepse tashti Rama për herë të parë në gjithë këtë karrierën e tij qeverisëse është vënë para një dilemë shum të madhe, atij i duhet të zgjedhi midis familjes dhe amerikës.
Do thoni ju se ç’hyn amerika këtu.
Po shumë e thjesht, Blendi, Ministri i Rendit është burri i gruas së Ramës, jo i kësaj që ka marrë tashti, por i Dalinës, asaj me të cilën bridhte lakuriq nëpër plazhet e evropës. Pra i bje që tashti Blendi është familje. Dhe Rama duhet të zgjedhi se kush duhet ta mbajë përgjegjësinë politike për këtë tragjedi, Ministri apo Drejtori i Përgjithëshëm i Policisë.
Por drejtorin nuk e ka vënë Rama, por e kanë vënë amerikanët. Ndaj të gjithë duhet ta kuptojnë se përse Rama ka deliruar kaq shumë këto ditë, aq sa edhe ka detyruar edhe vetë Dalinën të reagojë në Fb të sajin. Pasi tashmë atij i duhet të zgjedhë, o të mbaj familjen o të mbaj amerikën. Prandaj edhe unë ja pranoj këtë delirim të fundit dhe i qaj hallin :
Ky Ed(vin)i me Delinë (Delina Ficon)
Për të mbajtur shoqërinë
Seç bënë nja dy plane
Për një mushkë çalamane
Por Ed(vini) u indinjua
Vargjet tha s’më takojnë mua
Mushkën ma ka dhënë Delinka
Ndaj asaj ti bëhet kritika.

About xhzeqiri

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...