Home / Opinion / Demokracia u huqur!

Demokracia u huqur!

Shkruan: Medai Shaholli

Demokracia dhe neoliberalizmi në Ballkanin perëndimor mbetet vendi ku ‘priten gishtat’ jo në publik por në prapaskenë!

Tri dekada të përpjekjes për vendosjen demokracisë në trojet e tyre shqiptarët nuk e shijuan kurrë lirinë e premtuar por kanë provuar sistem hibrid autoritar të demonkraturës.

Ta zëmë se demokracia u vendos në ‘Severnën’ tonë po çfarë statusi kanë shqiptarët aty kur në fillim u premtua barazi dhe liri për të gjithë!

Çdo të thotë të gëzosh gjysmë të drejte apo të dreja të cunguara si gjuha e 20% që gëzojnë shqiptarët?

A janë shqiptarët popull naiv apo i pa ngritur sa që pranuan këtë fyrje dhe poshtërim kombëtar që nga MO e deri më tani t’u shkruhet si popull nomad pa identitet gjuhësor?

Vetëm shqiptarët janë popull i çuditshëm i ‘Severnë’s që më 2001 kapën armët për liri por që në tavolinë nënshkruan kapitullimin dhe poshtërimin kombëtar në kushtetutë si popull nomad pa identitet gjuhësor të përkthyer në shifra!

Ndërsa për partitë politike shqiptare vasale të pushtetit MO ishte marrëveshje historike që shpuri përpara proceset demokratike me ‘barazinë dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe’ në vend!

Kurse realiteti në vend flet ndryshe mbi supremacinë totale dhe përdorimin e gjuhës sllave ndaj gjuhës shqipe që nuk thuhet me emër por nënkuptohet!

Ahere ku është liria dhe barazia që kryengritësit shqiptarë kapën armët për liri dhe barazi të plotë?

Kjo do të thotë se liria dhe barazia kombëtare është nisur por gjatë rrugës devijoi dhe iu bashkua ‘karvanit të pushtetit’ i cili nuk e ndan me shqiptarët supremacinë mbi shtetin dhe pushtetin por i jep atyre mbeturinat që dalin jashtë përdorimit.

Ahere mund të themi me zë të lartë: Poshtë demonkracia dhe rroftë liria dhe demokracia!

Mund të jetë një ilustrim

About admin

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...