![]() |
Koloneli Goxhaj, për të pavarurën MekuliPress shprehet se, mbështetë protestën mbarëkombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje, porse ai ka edhe disa sygjerime miqësore. Ai, ndër tjerash shprehet se protesta duhet “të jetë e vijueshme, e pandërprerë, deri në realizimin e dy kërkesave të para, dhe marjjen e vendimit nga Parlamenti për të kaluar në zgjedhje të parakohëshme”.

MekuliPress: Çfarë pret nga protesta e 29 shtatorit z. kolonel Goxhaj?
Për protestën e datës 29 shtator 2018
Ditët e fundit të këtij muaji, përmes mediave elektronike të Kosovës, është bërë me dije se në 29 shtator 2018, do të zhvillohet protestë e madhe mbarëkombëtare, në Prishtinë, e cila pritet të karakterizohet nga tre kërkesa të jashtëzakonshme:
1- Dorëheqjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi;
2- Dorëheqjen dhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të kryesuar prej Ramush Haradinajt;
3- Kalimi në zgjedhje të reja elektorale të përgjithshme, të parakohëshme, parlamentare.
Organizimin e kësaj proteste, me sa është konfirmuar deri tash, e organizon Lëvizja Vetëvendosje, e cila po njofton se pjesmarrja do të jetë shumë e gjerë, si në asnjë rast tjetër.
Kjo protestë, bazuar në madhësinë (numurin) e pjesmarrësve, ka për të treguar:
a- shkallën e pakënaqësisë së popullit ndaj Qeverise dhe ndaj Presidentit aktual;
b- mbështetjen që ka në popull opozita, e veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje.
Por ajo që ka rëndësi më së shumti, përmes kësaj proteste do të duket vendosmëria e popullit dhe veçanërisht vendosmëria e Lëvizjes Vetëvendosjes në mbajtjen e premtimit që ajo po i bën popullit. Dhe kjo ka për t’u treguar në kohëzgjatjen e saj:
– do të jetë e vijueshme, e pandërprerë, deri në realizimin e dy kërkesave të para, dhe marjjen e vendimit nga Parlamenti për të kaluar në zgjedhje të parakohëshme;
– apo do të jetë thjeshtë një ose disa ditore.
Nëse kjo protestë do të mbyllet vetëm me atë revolt të datës 29 shtator, ose 2- 3 ditore, atëherë do të kemi të bëjmë me një SHOW, dhe asgjë tjetër.
Njëkohësishtë, nëse protesta do të quhet e mjaftueshme vetëm me datën 29 shtator, atëherë do të besohet ajo çka fltet nën zëra, se Opozita e Pozita gjithë debatet në sallën e Parlamentit nuk i kanë gjë tjetër, veçse një teatër i luajtur nga artisë ordinerë joprofesionistë.
Presim e shpresojmë.
Dilaver Goxhaj
Tiranë, 25 shtator 2018