Home / Të ndryshme / Byreku, Sofia dhe punët e shtetit!

Byreku, Sofia dhe punët e shtetit!

Sofisë i ka ardhur në majë të hundës që nuk po sheh pranga, burgosje, raprezalje dhe përmbysje të pushtetit të plutokracisë të dalë nga shalët me mut të këtij populli, por që me fallsifikime biografish na hiqeshin si aristokratë e gjak blu për tre dekada dekadence.

Sofia kërkon drejtësi, që një shpi mban e i ka dalë shkuma, mallkon e anatemon nga mëngjesi deri në darkë ç’ti dali përpara me fis, farefis, media, pollitikë, biznes.

Kështu siç thoni ju më kthehet Sofia,

– Hë, 5 vjet kaluan ç’të presim më akoma, asgjë nuk po shoh. Asgjë nuk po bëni, vetëm fjalë, fjalë, fjalë. Je bërë më keq se saliu, ai ciu ciu, kurse ti gam gam më ke nxjerrë bojën. Më marrin shokë, miq, familjarë, fis, farefis, krushqi na ke nxirë faqen me ato që shkruan.

– Moj Sofie, ç’pate pse mos jam duke gënjyer, mashtruar, manipuluar? Kush ja ka parë hajrin atyre që përmende? Ata s’janë as për veten e as për njerëzimin, drejtësinë dhe shqiptarizmën. Përkundrazi e filloj luftën bindëse të masave me shembull personal, ashtu siç na ka mësuar shkenca e psikologjisë.

– Lëre, mos e pyet ti dhe shkenca si nata me ditën. S’kemi parë ndonjë hajër nga të dyja deri tani.

– Pse çdo të shikosh zotrote që të bindesh, të marr kazmën e lopatën të rindërtoj Shqipërinë duke më shfrytëzuar kapitali dhe pushtokracia vullnetarizmin tim dhe ti fusi në xhepin e saj si referencë pune?

– Ore jepini drejtim, se ngelët si mos më keq rrugëve. Kujt i them edhe unë, ti s’bën dot një byrek do bësh Shqipërinë. Pika mua kujt i them. Ngeli shqiptarizma të shpëtoj nga Ju.

– Imagjino sa keq është shqiptarizma që pavarësisht se shpresa ka vdekur në këto tre dekada, prapë se prapë gjeni rrugëdalje shpëtimi te Ne. Megjithatë s’e ke keq Sofie, ti një byrek bën zotrote dhe e kthen shpinë përmbys do një vit kohë deri sa ta hash e ta dhjesësh, e jo më ti futesh shtetit me themel pa viktima e pa kosto për popullin.

– Ç’thua moj, ah pika ty dhe asaj që të ka pjellë, s’ke faj aq merr vesh nga byreku e aq flet. Sikur ke bërë byrek ndonjëherë ti që e merr si shembull. Byreku maksimumi dy orë punë është, 1orë hap petët e 1orë pjekja.

– Për ju si ty o Sofie që jeni me miliona shqipfolës brenda dhe jashtë me kupolën e jashtëqitjes në krye ashtu është, por s’keni faj ju, ku ti mësoni punët e shtetit e të pollitikës kur e keni kokën të mbushur me lakminë e pares dhe pronës private, deti u bë kos dhe ngelët pa lug, prandaj iu futët me not pas 85ës.

Byreku për tu mbjellë, korrur, bluar, shpërndarë, blerë, do një vit punë intensive o Sofie që të kripsha trutë, e jo më tu futesh kriminelëve pushtokratë ti shkulësh me themel brenda dhe jashtë vendit pa lëshuar metastaza që do pengonin ecurinë e reformave.

Ah, ju ah, nuk keni faj ju o milet unë në shpi kam tre trapatona e nuk i vë dot në rresht se janë ku thërret qameti nga mielli i dhjerokracisë me mbetje kancerogjene dhe radioaktivitet nga serbia e bombarduar që u janë kalbur qelizat. Me shumë vështirësi i mbaj në vigjilencë të vazhdueshme me stilin tim antikonformist duke ua përplasur surratit. Megjithatë në shtëpinë tonë, mbizotëron demokracia dhe fjala e lirë, secili ka të drejtë të bëj ç’të doj, të protestoj, debatoj, çirret, shamatoset, sherroset, inatoset, mllefoset, por kur vjen puna e votës, Të Gjithë votojnë unanimisht Vetëm PKSH.

Problemet e brendshme familjare nuk përcaktojnë politikat e jashtme.

Ah, harrova trapatonat e mi të faqelibrit, ju jeni nga ai lloj që hani çorbën e pushtokracisë partiake ps, pd, lesheli me bishtajet e tyre, në emër të “bukës së gojës” dhe ju kanë vënë para marsh duke ju bërë synet kokat mes shpatullave.

Ju nuk votoni për bukën e ëmbël të gojës, por për lakminë dhe pandespanjën e pushtetit të veshur me privilegjet partiakopushtokratike.

Ne votojmë për bukën e byrekun dhe na shkojnë punët njish, kurse ju keni votuar në tre dekada për paret e pushtetin dhe po kanalizoheni drejt pusetave dhe gropave septike pa dallim bindje politike nën qoskat e partiçkave të dhjerokracisë pluraliste.

Kur ta dëshifroni mbase do ju fusim në refene.

Deri atëherë, mos harroni.

Vëzhgoheni, monitoroheni, dëshifroheni. Kujdes!

Ps. Sofia – personazh i realitetit shqiptar në rajonin shqipfolës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About admin

x

Check Also

RIHAPJA E PROCESIT TË PASTRIMIT REAL ME TË KALUARËN KOMUNISTE, PËR DËNIMIN E KRIMEVE DHE KRIMINELËVE TË ISH-REGJIMIT KOMUNIST JUGOSLLA NË MAQEDONINË VERIORE

A k t u a l e ANALIZA E DITËS Shqiptarët do...