Nga: Fadil Shyti
(Shkruar me pikëllim të thellë, kur e mora lajmin e hidhur…, që, kurrë s’dua ta besoj, sot as mot!)
–
Adem Shqipoja Demaçi,
Me Shqiponjën në Flamurin Kuqezi,
U lind dhe u rrit!…
Me Shqiponjën në Flamurin Kuqezi,
Rilindje, do të ketë përdit!…
–
Mjerë bastardhët, kush e hoqën,
Flamurin e shenjtë, të Nënës Shqipëri,
Turpe të mëdha, vetes pas i lanë…
Pjellat e pista të laramanisë.
Faqezezat dhe faqezinj!…
–
Baca ynë, Adem Demaçi,
Le të prehet i qetë:
Kudo në trojet shqiptare,
Flamuri i të parëve,
Flakadan, i çlirimtarëve.
–
Ditëve me diell,
Netëve me stuhi, do të valojë,
Në paqe dhe në luftëra;
Sot e mot, DO TË RROJË!
28 Korrik, 2018