Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma. Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.
Sipas Druon, baballarët e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas
“Të kërkojmë etimologjinë e emrit të parë që përcaktojnë Pellazgët Athinas: Cranaens. Dihet se Athinasit ishin më të fuqishmit e Grekëve, dihet se Perëndesha Minervë ishte ajo që i ka dhënë emrin e vet Athinës, se kjo Perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit
Në Cranaens ne i gjejmë dy rrënjë Shqiptare «Kry» që në të shumës do të thotë «Krena» dhe ens mbrapashtesa e rrënjës «gjins» ose «gjens» siç edhe shqiptohet në disa zona të Shqipërisë. «Kréna», do të thotë Kokë, Shef, «gjins» ose «gjens», njerëz, burra ose banorë. Crenaens ishin pra drejtuesit, kokat e burrave, njerëzit e Greqisë apo të preferuarit e Perëndeshës Minerve.
Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia, dhe baballarët e Shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të sunduar nga Hektori në njërën anë dhe nga Akili në anën tjetër.”