Home / Opinion / Arka me libra dhe dritëhijet e një takimi!

Arka me libra dhe dritëhijet e një takimi!

Edi në birucën e Hashimit në Hagë me libra për Zogun një fakt domethënës, aspak rastësor.

Hashimi kërkoi ndonjë nder, apo Edi vajti për ti dhënë përgjigjen e palës?! Kjo është mëse e qartë.

Tani çfarë u tha, çfarë u bë aty, ata dhe palët e dinë.

Çështja që unë ngre, është çfarë ndihme kërkoi Hashimi, nga kush, në ç’formë? Çfarë ofroi si këmbim nderi? Unë si trap që jam nuk mund t’a besoj se 3 orë takim kokë më kokë (tet a tet, siç thonë francezët e filofrëngut Hashim me shokë) ishin për një arkë me mollë të kalbura si librat e zogut, të bisedonin për gratë, dashnoret, kopilat apo për motin?!

Nuk mund ta pranoj kjo kaplloqja ime. Gjithashtu, Edi nuk besoj se i vajti, si avokat mbrojtës apo si dëshmitar.

Prandaj pikpyetjet e mia për këtë takim janë të shumta dhe kanë bazë të fortë, por e di që përgjigjet janë hermetikisht të mbyllura si çështje diplomatike. Hashimit me shokë u kanë thonë, mjaft me shantazhe, mos ma qi Kosovën me çirakët/ emisarët e tu sllavë siç keni bërë dy dekada se do ikni për lesh bubi.

Kërkojnë diçka, por çfarë do japin? Çfarë kanë ofruar dhe kujt? Çfarë mendojnë se janë në gjendje të ofrojnë për Kosovën që të shpëtojnë diçka nga mbytja?!

Ajo që mund të ketë nevojë shqiptarizmi është vetëm e vërteta e detajeve dhe dëmeve në marrveshjet e bëra nga Berisha/Hashimi me shokë në prapaskenë. Të cilat fatkeqësisht për ne nuk do i mësonim pa këmbënguljen e faktorit të jashtëm që bazohen te interesat amerikane në rajon të cilat minoheshin nga politikat e tyre prej dekadash. (Fakt ngritja e gjykatës speciale me mbështetjen dhe këmbënguljen amerikane https://xk.usembassy.gov/…/fjala-e-ambasadorit-delawie…/).

Hashimi kërkoi/ofroi (vallë çfarë), pala tjetër po ashtu..kush fiton? Ai në pozita më të forta, që është jashtë. Të tjerat nuk janë për ju çiliminjtë pd, ps, lesheli shpk/kosovë. Merrni lexoni librat nga arka që i dhuroi edi. (Siç më thotë piti, merr gazetën informohu). Një shprehje e bukur thotë; “nëse do të informohesh lexo, nëse do të keqinformohesh lexo gazetat.”

Një kujtesë, siç ishte edhe mesazhi i librave në arkën e zezë, salikmoedlulush hashim me shokë, kush lexon librat e zogut e vepron si ai (librat/mesazh sebepi) përfundon në koshin e plehrave amerikone, o në burg, ose trafikant droge/armësh (në afrikën e botës së tretë https://360grade.al/…/reportazhi-arme-dhe-aparteid…/

), ose nën tokë. Nuk ka shaka me ta, or taj.

Nga ana tjetër, unë them ndoshta gjithçka ka qënë “miqësore” dhe fajin s’ma kanë ata, por fantazia ime e shfrenuar. Mbase,..! Ndoshta,..! Ku i dihet si i bëjnë pun’t të mëdhenjtë, ne të vegjlit mjaftohemi me thërrimet e helmuara të medias ndërkohë që, shtjellojmë skenaret.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...