Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar rreth rastit Pronto. Përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, Kosnet ka shkruar se sa më i rëndësishëm rasti gjyqësor, po shihet se procedurat ligjore po zgjasin më shumë.
“Kur do të shohim ne progres në rastin ‘Pronto’ “, ka shkruar ambasadori.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatëve për hedhje të aktakuzës në rastin e njohur si “Pronto”. Rrjedhimisht, Adem Grabovci dhe të tjerët do të gjykohen për këtë rast.
“Se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët” thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit të datës 31 maj 2019.