Home / Lajme / AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE, ME SELI NË NJU JORK-SHKUP, SOT MBAJTI KUVENDIN TEMATIK PËR VEPRIMTARINË, VIZIONIN DHE MISIONIN E SAJ

AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE, ME SELI NË NJU JORK-SHKUP, SOT MBAJTI KUVENDIN TEMATIK PËR VEPRIMTARINË, VIZIONIN DHE MISIONIN E SAJ

Në organizim të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup dhe Nju Jork, sot në Tetovë u mbajt Kuvendi akademik, ku u shpalosën qëllimet dhe vizioni i kësaj Akademie, nga aspekti programor, organizativ, si dhe synimet e misionin që do ta realizojë në fushën e shkencës, arteve dhe kulturës, në Maqedoninë Veriore dhe në gjithë hapësirën etnike shqiptare, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera shkencore, arsimore, kulturore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Me këtë aktivitet, drejtuesit e kësaj Akademia rikonfirmuan edhe njëherë nevojën për një qasje ndryshe ndaj çështjeve lidhur me veprimtarinë shkencore, kërkimet, manifestimet dhe botimet shkencore, nevojën e bashkëpunimi dhe koordinimit mes institucioneve të këtij niveli, si dhe për rolin që duhet ta luaj kjo Akademi, si edhe akademitë tjera, universitetet, qendrat e studimeve dhe institutet shkencore në jetën shoqërore të shqiptarëve në të ardhmen.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, Akademik Skender Kodra, i ardhur enkas për këtë aktivitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas takimeve të realizuara në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Prishtinë, i bëri një retrospektivë gjithë aktivitetit të derisotëm të kësaj Akademie, nga themelimi i saj në vitin 1995 deri në ditët e sotme, por edhe për përpjekjet dhe ëndrrën e intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë në SHBA, që themelet e kësaj Akademie, platforma dhe vizioni i tyre afatgjatë të shtrihet e përqendrohet edhe në atdhe, aty ku ka më tepër nevojë bota shqiptare, sidomos në Maqedoninë Veriore dhe në viset tjera shqiptare, ku veprimtaria e dy Akademive të shkencave, në Tiranë dhe në Prishtinë, gati asnjëherë dhe me asnjë aktivitetet nuk e kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri më sot, përveç projekteve të mëdha kombëtare, në lidhje me historinë, gjuhësinë, kulturën, apo ndonjë aktivitet në sferën e arteve, kryesisht në nivel të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe kulturore, jo edhe në nivel të projekteve të mëdha me interes kombëtar, siç janë realizuar dikur, me Kongresin e Manastirit për njësimin e Abecesë së gjuhës shqipe (1908), apo Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1972).

Nga këtu edhe buroi nevoja dhe domosdoshmëri e organizimit në nivel akademik të shqiptarëve edhe në Maqedoninë Veriore, ku tanimë vepron Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup, për qëllimet programore, vizionin dhe misionin e së cilët më gjerësisht foli sot Kryetari i saj, Akademik Abdulla Mehmeti, në fjalën e tij në këtë Kuvend akademik, nga dolën edhe përfundime të dobishme për të ardhmen.

Në vazhdim, u zhvilluan edhe diskutime në lidhje me këtë çështje, që ishte edhe qëllimi kryesor i këtij aktivitete, që të merren mendimet e intelektualëve, studiuesve, punonjësve shkencorë dhe veprimtarëve të tjerë, jo siç është vepruar deri më sot, duke u imponuar qytetarëve dhe opinionit vlera të paqëndrueshme shkencore dhe kulturore, shumë herë edhe të diskutueshme dhe të dëmshme për interesat tona kombëtare.

Nga diskutimet e mbajtura me këtë rast, nga prof. dr. Nebi Dervishi, prof. dr. Abdyl Koleci, prof. dr. Vebi Xhemaili, studiuesi i njohur nga Kosova, Feri Arifi, prof. dr. Nijazi Halili, Ismail Iljasi, studiues shqiptar në Itali, avokati i njohur nga Tirana, Ma. Eduard Mullaraj, veprimtari i shquar nga Peja, Shaban Gashi, i cili një kohë të gjatë punon dhe vepron në SHBA, si edhe diskutues të tjerë. Madje, ky i fundit diskutoi në lidhje me mënyrën më efikase të financimit të veprimtarisë së Akademive të shkencave, duke bërë të ditur se e ofron shtëpinë e tij super-luksoze të sapondërtuar në qytetin e Pejës në Kosovë, e cila së shpejti do ti jepet në shërbim të shërbim të përhershëm Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve për zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe në viset tjera.

Në lidhje me këtë çështje, për sigurimin i hapësirave për veprimtarinë e kësaj Akademie dhe sigurimin e financave të nevojshme u zhvillua një debat i gjerë nga pjesëmarrësit.

Nga Kuvendi akademik, i cili u mbajt sot në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës, u paralajmëruan edhe aktivitete të tjera të radhës,me theks të veçantë mobilizimi sa më i madh i studiuesve, punonjësve shkencorë, profesorëve, artistëve dhe intelektualëve të tjerë nga të gjitha fushat shkencore dhe artistike.

(26 qershor 2022)

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

About admin

x

Check Also

Lëvizja VETËVENDOSJE Informon!

Lëvizja VETËVENDOSJE!  Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë...