Home / Opinion / A MUND TË JESH SHQIPTAR DHE T’I GËZOHESH “DËSHTIMIT” TË KOSOVËS?!

A MUND TË JESH SHQIPTAR DHE T’I GËZOHESH “DËSHTIMIT” TË KOSOVËS?!

Shkruajnë: Xhevat Gjini – Fadil Shyti
1.
Gjatë ditës së sotme (1 gusht) lexova shumë komente, reagime e vështrime të shkruara në gjuhën e ëmbël shqipe nga shqiptarë “militantë” të partive që shprehnin gëzimin e tyre për shtyrjen edhe për 1 muaj të afatit (“dështimin” e Kosovës…) për ndalimin e targave serbe dhe mosnjohjen e letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia!! Midis tyre edhe shqiptarë të mirë, me formim intelektual e politik, qe besa edhe me të kaluar atdhetare!! Nuk më habisin shumë ajo pjesa që politikën, qeverisjen dhe drejtimin e shtetit e kuptojnë si lojën e futbollit, si tifozëri futbolli… Por nuk më vjen mirë kur veprimtarë e luftëtarë të penës e të pushkës sillen si tifozë pa tru!!
Kjo sjellje ma kujton atë thënien e vjetër: “për inat të së resë më vdektë djali”!! Dita e sotme ma kujtoi edhe “atmosferën” e krijuar menjëherë pas ofensivës serbe të verës së vitit 1998 kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Kosovës shqiptare), kur Serbia pushtuese shpalli me pompozitet se e kishte “shpartalluar UÇK-në”! Militantëve pa tru dhe drejtuesve të niveleve të ndryshme të LDK – së (kishte edhe bashkëpunëtorë të Jugoserbisë…) u shndrisnin sytë dhe u qeshte fytyra nga gëzimi që u “shpartallua” UÇK-ja!! Deri këtu kishte shkuar puna!! Pak a shumë njësoj m’u duk edhe sot: i gëzohen shqiptarët e barrikaduar në parti të ndryshme opozitare “dështimit” të Kosovës në zbatimin e vendimit për reciprocitet në marrëdhënie me Serbinë shoviniste!! E pabesueshme! Shqiptarët historikisht kishin dy “parti”: “partia” që kundërshtonte pushtimin e tokave të Shqipërisë dhe përpiqej e luftonte kundër pushtuesve në vite e shekuj dhe “partia” që i priste pushtuesit dhe u shërbente me lepe peçe (me besnikëri prej qeni)… Mendoj që, edhe sot, 23 vite pas çlirimit edhe të 10887 km tokë Shqipërie, shqiptarët duhet të shihen e kundërshtohen vetëm nga këto pozita “partiake”…
Kundërshtarët e pushtimit, që janë shumicë absolute, pavarësisht partisë ku janë, duhet t’i bashkojnë mendjet, penat dhe armët kundër pretendimeve, ndërhyrjeve, pranisë dhe agresionit të Serbisë… Ndryshe s’ka kuptim të jesh shqiptarë e t’i gëzohesh “dështimeve” të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë e të trojeve tjera të Shqipërisë.
Pavarësimi-shkëputja e plote e Kosovës nga Serbia shoviniste është interes jetik i kombit shqiptar dhe kusht; sine que non për ribashkimin e kombit e të Shqipërisë… Pak rëndësi kanë emrat e atyre që janë sot apo që do të jenë nesër në pushtet…
e rëndësishme, – jetike është zgjidhja deri në fund e çështjes shqiptare.
2.
      SHTYRJA E RECIPROCITETIT PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES ME SERBINË FASHISTE NUK ËSHTË DËSHTIM?!
-Mua nuk më gëzoi shtyrja e Reciprocitetit, por mjeshtrit e politikës dhe të diplomacisë shqiptare i dinë mē mirë punët në terren…?!
– Turpet i mbulofshin dhe fatkeqësitë i tmerrofshin; të gjithë ata “shqiptarë”, trutharë dhe ato “shqiptare”, truthara që, iu kanë gëzuar dhe po i gëzohen dështimit të Shqipërisë Etnike,
në çdo cep të saj!
Pse harrohet kjo!…
Kaluan 21 vite, munguan kaq shumë realizime, nga ato ” 33 Marrëveshje të famshme”, të LPAN-it, pra të opozitës së sotme me Serbinë Fashiste?!…
Tani, kur qeveria “Kurti 2” ka filluar zbatimin e tyre në terren, natyrisht që, armiqve dhe miqve të tyre po iu dhembin, jo veç kërthizat por edhe kokat e sëmura; këtu nuk bëjnë përjashtim;
as shqipfolësit shkijë,-tradhtarët e pacipë e të pamëshirshëm dhe shqipfolëset, tradhtare tē pamëshirshme…
Gabohen rendë dhe nuk janë aspak realistë, të drejtë as parimorë!…
Në vend se të turpërohen për mosrealizimin dhe dështimin për vite të tëra përballë Serbisë Fashiste, duke e toleruar pakufishëm, në vend se, ta ndihmojnë Albin Kurtin dhe qeverinë e tij; sot; i hedhin bishtat përpjetë duke gjetur “qime në vezë”, kështu që, me apo pa vetëdije i bëjnë shërbime të mëdha, Serbisë Fashiste.
Shtyrja e Reciprocitetit nuk është dështim.
-Pse nuk mund të quhet fj, vjen, pushim apo përfitim në kohë, për një muaj; në luftën politike, si në LÇ-re, që mund të ketë armëpushim?!
Nëse punëtorët bëjnë pushim gjatë punës, kjo, s’do të thotë që e kanë lënë punën.
Nëse ushtritë bëjnë armëpushim, kjo, s’do të thotë se, lufta e tyre mbaron.
-Gjithashtu, më i keq është “sulmi rrufe”, pastaj, tërheqja, apo dështimi me turp nga terreni!…
E përsëris:
Mjeshtrit i dinë punët e tyre, sesa kalimtarët e rrugës, (pa qofshin këta edhe dashamirë);-sesi duhet ngritur muri i kalasë shqiptare të quajtur, Dardani e Shqipërisë.
Respekt im shok e vëlla ideali, Xhevat Gjini!

2 gusht, 2022

About xhzeqiri

x

Check Also

ÇËSHTJA SHQIPTARE NUK ËSHTË ÇËSHTJE E SHAMIVE DHE FEREXHEVE TË ZEZA

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti Aktuale Kujt i shërben hapja e këtij debati...