Home / Lajme / A është Sindikata e Arsimit vegëI e PDK-së?

A është Sindikata e Arsimit vegëI e PDK-së?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët.

Madje sipas tij, Kurti me qasjen e tij autoritare ndaj grevistëve po dëshiron që ta shndërroj Kosovën në diktaturë. Ai kërcënoi që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
Këto komente ai i bëri pas takimi me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin e Këshillit Grevist, Ali Gashi.

Me paraqitjen e përbashkët të kreu të Sindikatës dhe kreu të PDK-së u pa se ku pinë ujë Sindikata.

Që nga fillimi është folur se prapa grevës qëndron Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Sindikata është vegla e tyre apo grushti i partisë.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po pranon në asnjë rrethane të dialogojë me Jasharin dhe SBASHK’un.

Ndërkohë, Lugji për Paga ka mbetë peng i Kuvendit, ku opozita ka mundësi të ndihmojë në kalimin e tij, por nuk e bën. Po kaloi ai ligj, ne nuk do të ishim sot një vend me banka shkollore të thata.

Fatkeqësisht po pësojnë nxënësit. Dhe pasojat janë të rënda, kur kihet parasysh fakti qē tash e 3 vjet nuk është zhvilluar arsimim normal për shkak të pandemisë. Kosova vazhdon të jetë në fund të listës në PISA nga niveli i edukimit që po e ofrojnë pikërisht këta mësues, që nuk e rrisin nivelin, por kërkojnë tu rriten pagat.

About xhzeqiri

x

Check Also

Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen nga SHTËPIA E BARDHË

Nga: Ramazan Bekteshi Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen...