Arflet Selmani 12 Nëntor 2019 Të dyja shtetet shqiptare, kanë prioritete dhe qëllime të tjera, kryesorja ndër ta është anëtarësimi në BE. Në asnjë mënyrë, nuk duhet që qëllimet tona primare t’i zëvëndësojmë me të tjera, sepse pastaj do të humbim në shumë aspekte. Serbia fillimisht, duhet ta pranoj Kosovën si shtet të pavarur. Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë, në vend që të merret me iniciativa të këtij lloji…më mirë të angazhohet për ta bindur Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e saj. Sepse, kjo po e pengonë Kosovën në shumë aspekte në nismat ndërkombëtare, dhe jo të bisedoj për çështje të tilla me një shtet si Serbia që Kosovën ende e konsideron si pjesë të veten. Por i zoti i shtëpisë, kur dështon në menaxhimin dhe organizim e familjes dhe të shtëpisë së tij..fillon pastaj të merret me punët e komshisë.. por pa rezultat! 2019-11-18 admin