Home / Opinion / KRYEMINISTRI EDI RAMA KËRKON TË HARROJMË TË KALUARËN!

KRYEMINISTRI EDI RAMA KËRKON TË HARROJMË TË KALUARËN!

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shkruan: Dr. Musa Krasniqi

Kjo çka kërkon KM Edi Rama është absurditet i shkalles më të lartë.

Xhelatja – Serbia ka masakruar e perndjekur prapa shpinde në pabesi, pa luftë ushtarë me ushtarë më shumë se gjysmen e kombit tonë e grabitur më shumë se gjysmen e trojeve tona gjatë historisë jo të larget.

Serbia nuk është në gjendje të pranoj rolin e xhelates ndaj kombit tonë e as të kërkoj falje, ndersa Rama kërkon të harrojmë të kaluaren!

Serbia jo vetëm që nuk e pranon rolin e xhelates e nuk kërkon falje, por ajo ende shpreson e punon hapur e fshehur për shfarosjen tonë.

Ky “bilbili” jonë KM dhe “bilbilat” tjerë tonë politik si ky e kanë për detyrë t’ja përkujtojnë popullit të kaluaren edhe kur populli e harron ate e jo ta detyrojnë ta shlyejnë të kaluaren.

Tue e harruar të kaluaren e tue mos mësuar nga e kaluara kemi humbur aq shumë bashkëkombasë e troje.

Edhe miqt dhe armiqt e dijnë që populli shqiptar i harron shpejt xhelatët pushtues.

Edhe miqt dhe armiqt na i njohin dobësitë.

Si KM i Shqipërisë të thuash “………të harrojmë të gjithë rremujen që kemi krijuar për njeri tjetrin” në raportet shqiptare – serbe vërtetë është shkelje kombëtare, është turp që nxinë. Çka u kemi bërë ne serbëve? Asgjë. Shqiptarët shumë pak kanë arritur të mbrohen prej tyre.

A e din KM Edi Rama se Serbia është ngritur e rritur (zgjeruar) mbi trojet dhe gjakun shqiptar ?

Si guxon KM i Shqipërisë Nënë ti barazoj në vlera e histori, shqiptarët viktimë me serbet agresorë e pa histori ?

KM Rama vazhdon të mbronë Serbinë në diplomaci sikur të ishte kryeminister i saj e jo i Nënë Shqipërisë !

Kryeministri Rama: Serbët do të jenë këtu, ta harrojmë të gjithë rrëmujën e së shkuarës
/Kryeministri Rama: Serbët do të jenë këtu, ta harrojmë të gjithë rrëmujën e së shkuarës/

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...