Home / Opinion / Është fatkeqësia më e madhe që e gjeti shtetin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë!

Është fatkeqësia më e madhe që e gjeti shtetin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë!

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Apetitet Serbe për Kosovën janë shtuar nga vetë politikanët e korruptuar e të shitur të Kosovës, njerëz të shantazhuar me dosjet e vrasjeve politike, me dosjet e vjedhjeve të Fondit të 3 përqindëshit dhe të Fondit Vendlindja Thërret njerëz me dosje të UDB që ishin dikur vetë bashkëpunëtorë të komunizmit të Titos e sistemit të Millosheviçit.

Është fatkeqësia më e madhe që e gjeti shtetin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, pasi në dialog me Serbinë zunë vend dhe po e përfaqësonin njerëz që vetëm pas luftës u bënë multi milionerë, pikërisht këta njerëz që pas luftës u bënë edhe demokratë edhe multi milionerë brenda natës, prandaj ky soj i politikanëve të Kosovës shkonin në biseda me Serbinë me duar në gjepa pa asnjë platformë. Atyre ju interesonte vetëm se në cilin hotel super të shtrenjtë do të flinin në Bruksel e Vjenë dhe në cilin restorant do të hanin Kallamari e do pinin vera Vjeneze.
Pikërisht këta përfaqësues të Kosovës ja shtuan apetitet Serbisë të flas me ne sikur kur del njeriu me ble një lopë në treg të lirë. Mos akuzimi i Serbisë për krime lufte, për gjenocid, për dame të luftës dhe për dorëzimin e kriminelëve para drejtësisë, i dha Serbisë forcë që të jetë më agresive sidomos pasi që nga pala Shqiptare gjeti njerëz si Hashim Thaçi dhe Isa Musatafa që për të ndejtë gjatë në pushtet vetë me klanet e tyre edhe pranuan që edhe të ndahet Kosova ku shteti serb do të merrte pjesën më vitale ekonomike ushtarake të Kosovës do merrte vendet me xehet e Trepçës me ujin e pijes të Ujmanit dhe me kodrinën shumë strategjike ushtarake, Maja e Panqiqit.
Sa i përket pyetjes së dy gazetarëve gjerman drejtuar kryetarit serb Vuçiqit se gjykata ndërkombëtare me 2010 i kishte dhënë drejtë Kosovës për shtetësi pasi Serbia kishte bërë krime dhe gjenocid në Kosovë kryetari serb gënjeu, nuk u përgjigj drejt por këso lloj pyetjesh kryetarit serb duhet ti bëhen për çdo takim nga vetë pala e Kosovës, duke i thënë se ku janë dëmet e luftës, ku janë mijëra kufoma ,ku janë kriminelët e dhjetëra mijëra dhunimeve e vrasjeve, ku janë ata që i kallen 116000 shtëpi në Kosovë e që i ndoqën 1 milion civil nga Kosova me pastrimin etnik, ku janë ata që vranë mbi 1600 fëmijë. Ka shumë pyetje dhe kërkim i përgjegjësisë në drejtim të Serbisë që duhet bërë por deri sot politikanët tanë që zhvillonin biseda me Serbinë nuk guxonin ta trazonin Beogradin zyrtar pasi shumica ishin të kapur nga UDB-ja ose nga dosjet e krimeve të hajnive të tyre.

Do të thotë në biseda me Serbinë mbrohej individi dhe gjepi e interesi i disa politikanëve të shitur e të korruptuar, pra nuk mbrohej interesi i kombit, i popullit shqiptar të Kosovës, nuk mbrohej interesi strategjik nacional. Mbetet të shpresojmë se Qeveria Kurti dhe presidentja Osmani do ta ndryshojnë këtë qasje negative servile e pro-serbe të deri djeshme të ish pushtetarëve të Kosovës karshi agresorit, shtetit serb.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "Për një dekadë të kaluar na perfaqësuan të shantazhuarit me dosje të UDB-sẽ! Sudbina regiona je u rukama Beograda KOSOVO NE MOŻE EKSKLUZIVNO BEZ SRBIJE கழக"

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...