Fadil Shyti: POEZI
Posted by: xhzeqiri
in Lajme, Të ndryshme
15 ditë ago
164 Views
DËSHMORËVE TË ATDHEUT!
Në çdo 5 Maj, kombi shqiptar,
U kujton me mall dhe krenari,
Ju, yjet e lirisë,
Që flijuat për Shqipëri!
Ju, vini në zemrat tona,
Si lulet pranverore-liridone,
Thërrasin zërat tuaj,
Me zërin e bilbilave;
Atdheun mos e lërini,-në duar të katilëve!
Në çdo Pranverë të Kuqe,
Rilindni përsëri!…
Për të rënë, DIMRAVE,
Për Shqipëri!
DËSHMORËVE QË I NJOHA!
Ah! Sa shumë po më mungoni!
Për Ju, më duhet, PËRJETËSISHT, PAMBARIMISHT…
LOT, DUHI E GJËMIME!
Sa kishin, kanë dhe do të kenë:
Adriatiku dhe Joni!…
Mitrovicë, 2010
DHIMBJE KRENARE!
Ka kohë që gjendem, në kujtime-pikëllime,
Udhëtoj e udhëtoj, rruzullit tokësor,
Për ngushëllime, për gjakun e derdhur arbëror!
Dua të hyjë, në çdo vatër shqiptare.
E, ta ndajë:
Me të gjithë,-e për të gjithë,
Dhimbjen e hidhur, por krenare!
Dhimbjet t’i kthejmë në forca!
Forcat në Unitet Gjithëkombëtar!
E, ta ribashkojmë, lulëzojmë Shqipërinë Etnike,
Për të cilën ranë, zemrat heroike!
22 korrik 1999
DHE THONË?!
…Mos i qani, me lot,
Heronjtë dhe heroinat,
Që jetën, ia falën Shqipërisë!
E, qe besa kjo ide,
Hiç, s´më duket me mend:
Për ata dhe ato,
-Duhet kënduar,
Pa mbarim, deri në amshim!
Jo vetëm njerëzit,
Po, edhe Qielli e Dielli,
…Edhe Toka, Detet,
Lumenjtë e Oqeanet
Duhet, “Me u çmendë”!…
14 dhjetor 2010
PLAGËT TONA
(Invalidëve të luftërave tona çlirimtare)
Ne, jemi kryengritës, breza-breza!
Në trupat tanë me plagë-drite,
Kemi vënë proteza;
Disa prej tyre,-thellë në kocka na futen…
Eh!…
Kemi të tjera,-më të thella,
Që fare nuk duken!
12 gusht 2005
REBELIM?!
Rebelim, me kushtrim,
Rebelim, për çlirim,
Rebelim, për punë,
Jetën ta bëjmë, qëndrim…
Nëse duam,-që, jeta të ketë kuptim:
Rebelim, edhe për dashuri!…
Nëse duam, të ketë ardhmëri,
Për filizat e reja, ndër brezni!…
Rebelim për RIBASHKIM!…
20 prill 2004
PSE PO VONOHET LIRIA?!
Po na vonohet liria, sepse,
Ende po kalëron, sundon:
Padituria, pabesia…
E keqja, tradhtia.
Po na vonohet liri,- sepse,
Po sulmon lakmi-verbëria!…
…Po na vonohet liria, sepse,
Po sundon liderizmi, servilizmi,
neo-nazifashizmi.
Po na vonohet liria, ndër vite,
Sepse, horra dhe qorra politikë,
Pa turpe, pa frikë:
Po dialogojnë -zezojnë,
Me lëshime, dështime…
Me të huajt, me armiqtë!
…Po na vonohet liria,
Sepse, gjer më sot,
lirisë nuk po i njihet vlera!…
Janë bërë bashkë rosa,
dosa e derra!…
Nuk po rriten lulet nën ferra!
Po na vonohet;-kështu liria,
Prandaj, po heq si mos më keq,
E jona, e bukura Shqipëria!
14 gusht 2006
2022-05-07