Home / Opinion / Rroftë Një Maji, pa punëtorë dhe pa shtet social!

Rroftë Një Maji, pa punëtorë dhe pa shtet social!

Shkruan: Medai Shaholli

Sot në gjithë ballkanin si duket Një Maji ka ngelur si një ditë e zbarët e së kaluarës, krahasuar me festimet e një kohe tjetër që mbahej në sistemin e kaluar, ku dita ndërkombëtare e punëtorëve festohej nga gjitha grupmoshat.

Por, sot kjo ditë ka pësuar ndryshimin e madh në sistemin e ri, ku nuk e ka më vlerën e festës së punëtorëve dhe as rëndësinë e festës dhe madhështinë që kishte.

Kjo ditë është zbehur dhe zhvlerësuar për tri dekada nga demokracia liberale dhe sistemi i ri duke e transformuar nga dita e punëtorëve në ditë të papunëve!

Një Maji si çdo viti i gjen shqiptarët dhe jo vetëm, me shumicë të papunë dhe me sindikata jo funksionale të cilat janë të ‘kapur’ nga padronët e mëdhenj për mos t’i plotësuar kërkesat e ligjshme të punëtorëve të sektorit publik siç janë: punëtorët e paktë të atyre pak fabrikave që kanë ngelur në këmbë e që financohen me kapital të përbashkët publik dhe privat, punonjësit e arsimit, punonjësit e administratës, sektori i shëndetësisë etj., janë lënë në mëshirë të fatit dhe ‘zemërgjerësisë’ së qeverisë që është përgjegjëse para popullit për përmirësimin dhe garantimin e kushteve ekonomike dhe sociale.

Në gjithë europën për Një Maj protestohet për kushte më të mira të punës dhe të rritjes së pagave veç në trojet shqiptare festohet duke ngrënë e duke pirë pasi i kanë ‘zgjidhur’ të gjitha problemet social-ekonomike!

Për tri dekada sindikatat të ashtuquajtura të punëtorëve të papunë në ‘dërzhavën tonë Severna’ dhe jo vetëm, nuk organizuan kurrë asnjë protestë popullore ndaj shtetit dhe padronëve të papërgjegjshëm dhe dorështrënguar me punëtorët, si ditë dhe rast i mirë për të protestuar por kemi parë veç festë dhe pik-niqe, argëtim dhe dëfrim.

Sot 1 Maji shfrytëzohet nga të rinjtë më shumë për shëtitje dhe pik-niqe sesa për ta njohur rëndësinë e kësaj date duke qenë mos mirënjohës, falë kësaj date ata që punojnë sot me këtë orar të caktuar pune si 8-orëshi i famshëm, falë luftës së përgjakshme të miliona punëtorëve dhe udhëheqësve sindikalistë në mbarë botën kundër padronëve barkëderra të babëzitur për pasuri dhe para një shekull më parë, fituan të drejtën e punëtorëve për 8 orë punë në ditë.

Sot, me sindikata të kapura dhe të shpartalluara pa punëtorë, Një Maji në trojet shqiptare festohet si ditë e zakonshme dhe një arsye më shumë për të bërë pik-niqe me shokë dhe shoqe apo me familje nëpër vende të preferuara për këto lloj festash si nostalgji nga e kaluara.

Megjithatë, Rroftë 1 Maji me të papunë dhe pa punëtorë!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, trëndafil dhe teksti që thotë "RROFTE 1 MAJI! ย"

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Berisha, një kriminel që ka vrarë shqiptarë. Të ulë kokën dhe të largohet, se nuk e mund dot SHBA-

  Rexhep Qosja flet në këtë intervistë për Edi Ramën, Albin Kurtin ...