Home / Opinion / MODELET OPOZITARE NË FILOZOFIN E MENDJES SË SËMURË

MODELET OPOZITARE NË FILOZOFIN E MENDJES SË SËMURË

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Shkruan: Afrim Caka

Modelet opozitare janë një shembull klasik i sistemeve të çrregullta mendore dhe komplekse. Opozita e tërë mbështetë fitoren e vetë zgjedhore me të shfaqurit e vetes së tyre, herë fshehurazi e herë me britma e ulërima, si trashëgimtarë të oligarkëve, armën famëmadhe, demagogjinë e tyre… A mund të ndihmojë historia e filozofisë në zgjedhjen e problemeve “korruptive” brenda partive opozitare… Me siguri janë penguar nga aftësia e tyre për të bërë progres në kulturë e politik duke e injoruar filozofinë e së kaluarës së tyre problematike?
Si është e mundur që popullit i ka munguar shprehja e zemërimit më të vogël, e dashurisë më të madhe ndaj atdheut. “Ne s’duhet të mendojmë se populli është si rrobat që mund t’i vesh çdo kush”… Këta “deputetë opozitar” në rolin e psikologëve të sëmurë e kanë njohjen e aftësisë së menjëhershme. Kurrë dhe asnjëherë, asnjë shkrimtar dhe as ndonjë gjeni i letrave, qoftë historian, sociolog a filozof, madje institucion apo tryezë mendjesh të ndritura, nuk do të mbërrijnë ta skanojë e ta nxjerrë në dritë të plotë të vërtetën e rolit të opozitës.
Në këtë mënyrë çështjet e rëndësishme të shoqërisë shqiptare, dhe madje faktet e mëdha kombëtare, binin në duar njerëzish të rëndomtë, të cilët i sillte në krye të vendit rrokupuja e rastësisë apo i caktonte një vullnet i zi prita ogurzeza.
Formula njerëzore shqiptare që u përfshinë në tipat opozitare të tipit…, është një njësoj të përqednuar dhe nga arroganca nuk bëjnë dallime në mes mikut dhe armikut as për nga egërsia, as për nga rëndësia që u kushtojnë të gjitha ngjarjeve, ndodhive në Parlament, pavarësisht nga pesha e krimeve serbomalazeze gjatë luftës dhe të “pafytyrësisë në parlament”! Këta kanë gjakftohtësi të pashembullt. Në fakt, e dinë të gjithë gjeneralët e ushtrisë, ish-ministra, ish deputetë e anëtar të kabinetit, një mori komandantësh e nënkomandantësh, që u çuan peshë me arrogancën e tyre.
Kaq qetësisht duket ku është futur ky “milet” që ka derdhur aq shumë gjak ndërshekuj për këtë Shtet… Nga njëherë ose shumë herë mosguximi i step frika intelektualët dhe shoqërinë… ngaqë u pëlqen të heshtin nga teoritë e vërteta! Por, a nuk është pak si shumë supozimi se mendja e sëmurë e opozitës ose analistëve në shërbim të të sekteve fetare e politike…. janë plotësisht pa kontakt me realitetin e ri politik. Por, ekzistenca e dallimeve në mendjen e sëmurë midis një shoqërie apo një epoke sundimi, a nuk sugjeron faktin që mendja e tyre e deformuar politikisht nuk e pasqyron realitetin e ri?
Në pamjen e parë në këtë kapitull, nëse mendja e sëmurë nuk është aspak në kontakt me realitetin, atëherë as filozofia e mashtrimit e as shkenca politike nuk kanë mundësi t’i vë në kontakte opozitën me realitetin, ngaqë të dyja, në fund të fundit, nuk janë fundamentalistë të varura nga metodat e mendjes së shëndoshë lidhur me dijen.
Byroja Politike, përveç rojeve dhe misterit të mjegulleës acide, kishin nevojë për të për një shtresë mbrojtëse, një lloj tamponi, që vendosej midis tyre dhe shtetit. Hiqni shqiptar maskat të pabesë edhe servilë. Këta ishin, si të thuash, zotat e shkallës së dytë, ata që përveç mbrojtjes, u siguronin zotave kryesorë shijimin e shkallëzimit të pushtetit.Këta ishin një grup i veçantë në hierarki, që qëndronin midis mjegullës acide partiake dhe administrates shtetërore.
Ballkani eshte nje vend ku vampiret politike qendrojne zgjuar gjithe naten duke gatuar çorbën e dites. Këta, tani kërkojnë të na dhurojnë një dhuratë fatale. Njëlloj, si dje dhe sot, qysh në atë kohë, deputetët përpiqeshin të bënin dredhi të vogla e të mëdha, për të gabuar shtetin, në kohën që shteti nga ana e tij bënte të kundërtën: rrekej të zbulonte dredhitë. Opozitës, me sa duket, një pasqyrim i tillë i duket jo vetëm i pangjyrë e i rëndomtë, por edhe… i vërtetë. Dhe, këta na propozojnë një pasqyrim të tjetërllojtë, më të fortë, pa dyshim, e në radhë të parë të na dhurojnë një dhuratë fatale.

Nëse dikush nga opozitarët është në kërkim të shembujve aktualë të “mendjes të shëndoshë” që arrijnë dobinë praktike pa të vërtetën, vendi më i mirë për t’i gjetur do të ishin sjellje të jo-njerëzore, sepse krenaria apo solidariteti i munguar i tyre nuk na predispozon ndaj tyre. Përfytyroni një opozitë që ndjek një tufë deputetësh në pushtet. Të dyja speciet me siguri kanë mënyrat e tyre të “mendjes së shëndoshë” të të mësuarit për sjelljet e tyre në parlament. Jo secila palë i konsideron fjalët e tjetrit disi vetë-minuese, duke mos arritur të japin llojin e kuptimit që ata e duan t’i japin popullit.

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Berisha, një kriminel që ka vrarë shqiptarë. Të ulë kokën dhe të largohet, se nuk e mund dot SHBA-

  Rexhep Qosja flet në këtë intervistë për Edi Ramën, Albin Kurtin ...