Home / Opinion / NJË BISEDË E PAHARRUAR ME DJALOSHIN ATDHETAR – ALBIN KURTIN?!

NJË BISEDË E PAHARRUAR ME DJALOSHIN ATDHETAR – ALBIN KURTIN?!

Shkruan: Fadil Shyti

Në vitin 2009, ishte takimi i dytë me Albinin, pas takimit kur ishte në burgun shtëpiak në Prishtinë, këtë takim po e gëzonim në Kopenhagë, ishim mysafirë te atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Xhemil Servet Zeqiri.
Pas përshëndetjes me shokët e vëllezërit e idealit të ribashkimit kombëtar; Albinit iu drejtova me fjalët:
“O Albin Djali, u nisa me ardh këtu me vullnet të madh, po edhe me gëzim të takohem me ty dhe me Xhemilin.
-Erdha me tren, rreth 30 min, më besoni treni më dukej jo veçse po ecte ngadalë, por, më dukej,-po ecte jo përpara por, më dukej disi, po shkonte nga pas, kjo sigurisht vinte nga padurimi që të mbërrija këtu në mesin tuaj sa më parë.
Ja, arrita fort mirë, mirëpo për ty e kam një kërkesë vëllazërore; por, jo vetëm unë, besoj që, edhe Xhemili më përkrahë:
“Albin, të lutemi mos na zhgënje!
-E kuptoj/më që, kjo nuk është e lehtë për ne të ta themi; mirëpo kemi besim të plotë që, do të na kuptosh drejt:
-Shumë vite jemi përpjekur për atë të uruar atdhe; kemi bërë përpjekje t’i ndihmojmë (dhe, jo vetëm ne), por e tërë mërgata jonë përparimtare.
Fatkeqësisht, shumë udhëheqës dhe parti “demokratike”; e kanë keqpërdorur besimin tonë; prandaj, shumë jemi të zhgënjyer prej tyre; -e, të tjera, duke i kujtuar dhe rrëfyer me shembuj konkretë…
Albini u mendua, pastaj na u drejtua qetësisht:
“Dëgjo Fadil-tha: për ato që fole të kuptoj thellësisht; mirëpo, tani do t’u tregoj se, nga momenti kur dola nga burgu kur po vinim me autobus nga Serbia, kam menduar; unë mund të isha i vrarë në burg si shumë të tjerë; mirëpo fati deshi shpëtova, po ashtu si shumë të tjerë. -Prandaj, kam vendosur që, pjesën e mbetur të jetës sime, t’ia fali atdheut.
Jo! Nuk do t’ju zhgënjej”!
-Këto fjalë të Albinit, për ne ishin vërtet një kënaqësi dhe kurajë për për të vazhduar me vendosmëri dhe vullnet punën tonë për çështjen kombëtare të cilën me bashkëpunëtorin tim në mërgim e kishim filluar që nga viti 2000/2001 dhe ky bashkëpunim yni vazhdon gjer më sot kur po i shkruaj këto radhë kujtimesh…
Tani, kur po i shkruaj këto radhë, nga ajo bisedë janë plot 13 vite; ne, jemi vërtet të kënaqur që, Albini, në çdo situatë, kurrsesi nuk na zhgënjeu.
Rroftë Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës!
Rroftë LVV!
18 prill 2022

About xhzeqiri

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...