Home / Lajme / Për tifozët e dhunshëm

Për tifozët e dhunshëm

Shkruan: Beqir Elshani

Me një lajm të shtypit shkruante për një futbollist amerikan që është dënuar me 8 vjet burg, për shkak se gjatë ndeshjes së futbollit e kishte grushtuar gjyqtarin për vdekje, gjithashtu i akuzuari ka bartur shpenzimet e varrimit të të ndjerit. Etika e futbollit kërkon që lojtari të tregojë lojë të bukur në fushë, jo grushte ndaj gjyqtarit apo cilitdo lojtar. Me të drejtë piktori romantik, Francisko Goja, në pikturën e tij metaforike thotë “Kur mungon arsyeja, fatkeqësia vjen”. Rast të njëjtë tragjik ka shkaktuar edhe një tifoz suedez, i cili në stadiumin e Geteburgut në prani të familjes e grushtoi një tifoz, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Edhe kjo vrasje ishte pasion i tepruar shpirtëror ndaj ekipit, për të cilën psikologët thonë se ngjashëm sikur gripi, edhe tifozi është bërë sëmundje ngjitëse, me të vetmin dallim që gripi me anën e medikamente shërohet, ndërkohë që pasioni i skajshëm vret. Prandaj tifozët e sëmurë në fushën e sportit duhet të ndrydhin emocionet dhe të mos sulmojnë dhe vrasin njerëzit pa pikë faji, vetëm pse ndryshojnë synimet e simpatizantit për ekipin e futbollit, ashtu siç e simpatizojnë të gjithë dashamirët.

Sulm i njëjtë i përgjakshëm ndodhi edhe në stadiumin e Gjakovës, tifozi i tribunës vendase futbollistin gjilanas e qëlloi me gur në kokë. Për fat të keq, sulmin që e ka përjetuar lojtari gjilanas në stadiumin e Gjakovës, në stadiumin e Gjilanit këtë vit e përjetoi portieri i ekipit të “Ballkani” të Therandës, të cilin tifozët e shqelmonin pa arsye duke lënë pa ndjenja. Tifozët nuk kanë të drejtë të hyjnë në fushë, jo më të sulmojnë lojtarët. Sipas psikologjisë sportive, shikuesit kanë mundësi vetëm për t’u gëzuar për fitoren ose për t’u hidhëruar për humbjen, kurrsesi për të sulmuar lojtarët e ekipit gjatë garës sportive. Prandaj për shkak të sulmit fizik ndaj portierit të Ballkanit, ekipi vendas humbi pikët, ndonëse fitoren e mundimshme e arritën në minutën e fundit. Sulmi i lojtarit gjatë lojës së futbollit nënkuptohet sulm në kulturën sportive, me anën e së cilës torturohen mbarë shikuesit në stadium, pasi që ata kanë shkuar për të shikuar lojën, jo sulmin e përgjakshëm të ndonjë tifozi të sëmurë. Tekefundit, në mes humbjes së rezultatit të ekipit në futboll dhe vrasjes së qytetarit, më e rëndësishme është jeta e njeriut.

Prandaj tifozët tillë, që tregojnë urrejtje të skajshme, vendin e kanë në institucionet në neuropsikiatri, jo në fushën e sportit, ku tregohet loja e bukur që fisnikëron njerëzit në forma të ndryshme kulturore. Duket qartë, të gjithë e dëshirojnë fitoren e ekipit vendës, mirëpo duhet përgëzuar edhe fitoren e merituar të ekipit kundërshtar. Prandaj me vrasjen e gjyqtarit dhe shikuesit, futbollisti amerikan dhe tifozi suedez, por edhe cilido tjetër, kanë dëmtuar vetveten dhe familjet e tyre. Njëkohësisht në familjet e tyre – vrasësit brez pas brezi do të lënë një borxh të madh moral për krimin e shkaktuar në fushën e madhe të kulturës sportive. Në fund, vlen të theksohet se shikuesit nuk shkojnë në stadium për të shikuar vrasjen, por lojën sportive, e cila sipas rastit përcillet me gëzime, me fishkëllima dhe me klithma për fitoren ose me hidhërime për humbjen e një ekipi.

8.04.2022

About xhzeqiri

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...