NJOFTIM! Të nderuar miq, shokë, brenda dhe jashtë atdheut!
Posted by: admin
in Lajme
30/03/2022
75 Views

Sot më 29 mars 2022 ndërroi jetë ish-Drejtori i Zbulimit – Eqerem Veli Osmëni
Kjo është një ditë hidhërimi e thellë veçanërisht për fëmijët, për nipat e mbesat për të afërmit dhe shokët. Eqeremi Lindi më 3 korrik 1942 në Buz i Madh, Tepelenë dhe i dha fund udhëtimit të jetës me 29 mars 2022. 1957-1961 përfundoi Shkollën e Mesme Ushtarake «Skënderbej» në Tiranë.

1961-1963 Përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve «Enver Hoxha» Tiranë specialiteti zbulim
1969-1971 Përfundoi Akademinë ushtarake «Mehmet Shehu» Tiranë
1973-1974 Përfundoi Kursin e Lartë në Akademinë ushtarake “Mehmet Shehu ».
E filloi karrierën si komandant batalioni të zbulimit dhe mbas Akademisë u emërua Drejtor i Zbulimit Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes !Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri me një VKM politikë e lirojnë nga ushtria në kulmin e pjekurisë profesionale !
Ai nuk udhëtoi vetëm me atë ishin ushtar oficer,punëtorë, fshatarë, student. Ai ju kushtua profesionit “Mbrojtës i Atdheut” dhe ka dhënë një kontribut me vlera! Ndarja nga jeta përbën një humbje të madhe dhe shume te dhimbshme për të afërmit e dashamirësit e Tij por edhe për shokët sepse ishte dhe mbeti shembull frymëzimi, besnikërie dhe humanizmi! Jetoi me nder e dinjitet.
Me hidhërim të thellë i përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta vajzave,të afërmve dhe gjithë shokëve!
Ne do të kujtojmë me respekt! Prehu i qete!Për nga mot Lamtumirë!
Homazhet do të zhvillohen pranë Agjencisë Funerale “Alba-200 ” prej orës 09.30-11.001 date 30.03.2022 . Përcjellja për në varrezat e Sharrës ora 11.00!
Tiranë, më 29 mars 2022
2022-03-30