Home / Opinion / Lufta në Ukrainë dhe…

Lufta në Ukrainë dhe…

Veç jetë njerëzish të pafajshëm, kjo luftë, ka nxjerrë në sipërfaqe më tepër se kurrë INTERESIN për burime energjetike.

Prandaj, e shoh të nevojshme, që për këndellje tonën, ti sjellë në vëmendje vetëm disa nga shumë theksime rreth energjisë në librin Energjia – botuar dhe promovuar në vitin 2018.

• Me gjithë rëndësinë jetike që ka energjia diellore, qymyrin, naftën, gazin ujin që kemi, nuk i zëvendëson në tërësi.

• Sikur të ishte mundësia që të gjitha kulmet e shtëpive në Kosovë të mbuloheshin me fotovoltaikë, nuk do të ishin efektiv dhe garantues për energji, sa është vetëm një

• bllok i “TC Kosova B” me bazë qymyrin.

• Nëse këto burime konvencionale energjetike bëhen të huaja, për ne, shqiptarët, edhe DIELLI do të bëhet i huaj.

• As luftërat e vazhdueshme në botën arabe nuk bëhen për Diellin, edhe pse atje vlerat e rrezatimit arrijnë maksimumin, nuk bëhen as për bukën, por bëhen për naftën

• Shumëkush ta falë bukën, por kurrë qymyrin, naftën apo gazin !

• Kur ofrohet dimri, mendohet në pyllin, qymyrin, naftën apo gazin e jo në Diellin si burim nxehtësie.

Energjia dhe pasuritë natyrore, për secilin popull dhe vend, kanë:

• Rëndësi jetike njerëzore, prandaj duhet të trajtohen me humanizëm dhe ndershmëri.

• Rëndësi strategjike kombëtare, ndaj duhet të trajtohen kombtarisht.

• Rëndësi tekniko-shkencore, ndaj duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Populli shqiptar duhet të vetëdijesohet dhe të kuptoj sa vijon:

• Është e vërtetë se shkak i shterimit të burimeve, kriza energjetike botërore sa vjen e rritet.

• Gjithashtu është e vërtetë se një vend që ka burime kolosale energjetike në truallin e vet, të paktën për dhjetëra shekuj, quhet Shqipëri etnike.

• Pra te ne, nuk paraqet shqetësim mungesa e burimeve energjetike, por shqetësim në rritje paraqet mbrojtja e tyre për interesa të popullit dhe vendit.

Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdoqofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë… vendas apo ndërkombëtar, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.

Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.

Në vazhdim disa foto nga promovimi i librit maj 2018

About admin

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...