SHPESH KAM DASHUR?!
Posted by: xhzeqiri
in Të ndryshme
05/03/2022
124 Views
Shkruan: Fadil Shyti
Shpesh kam dashur,
Të shkoja në Krujën e Gjergj Kastriotit,
Në atë kala qëndrese mesjetare,
Heroizmash titanike,-shqiptare!
Ah! Kufijtë e zi, Shqipëri-Shqipëri,
Egërsisht, më penguan!…
Mezi shkova,-në vitin 1979,
Po, pastaj, regjimet armike,
Rininë time;-keq e trazuan?!
Dhe, ja?!…

Jeta, qenka TMERRËSISHT, enigmatike.
Koha e vërtetoi, me vepra heroike,
Bacë Shabani, me familje,
Heroizmat liridone, shqiptare…
Të Krujës Legjendare,
Në kapërcyell, të shekujve,
Pēr Shqipërinë Etnike,
Me dituri dhe trimëri, i freskoi.
-Eh!…
Tani, mua mërgimtarin,
Birin besnik të Ashlanit;
Shpesh, më merr malli,
Të vizitoj, Kullën Kala;
-Krujën e Dytë, të vatanit…
3 Mars, 2022
DIAMANTIT
(Ushtarit të lirisë, për ribashkimin e Shqipërisë Etnike,- Genc Sefa-Lushnja).
Ty, që trimërinë e ke, shpërthim burim force,
Të qarkullon, të vlon, si gjaku në deje.
Vrulle dallgësh, detare shqiptare,
Për Shqipërinë Jone, o Shkëlqim Rrezori.
-Mbi armiqtë dhe tradhtarët,
Ishe dhe je më çelik,-je diamant,
Shqipo që s’thyhesh, nga çdo stuhi rrufeje.
Ty, të duan atdhetarët, të duan Shqipo Shqiptarët!
Shqiponja, të dhuron me mall dashuri,
Me buzëqeshje hareje, atje në burgun e zi.
Popullit, i dhuron poezi,-poet nosit,
Për këngën e lirë, gjuhën e NJËSUAR-të dëlirë,-madhështi…
Shëndet, dituri dhe suksese!
Ty, o Djalë Shqipërie Etnike,
I mbrujtur me heroizëm, me brum-bese!
I hijeshuar, me vepra heroike!…
26 Shkurt, 2022
URREJE TRADHTINË!
Nëse je njeri, nëse je shqiptar atdhetar,
Për popull, atdhe, jepe kushtrimin:
Liri për çlirimtarët!
Dëshmoje guximin:
Me klithje, Shqiposh,
Me sokëllima, Shqiponjash:
Poshtë armiqtë!
Poshtë tradhtarët!
Më të liqtë,-më pisat!
Më të ligat, më piset!
Kudo, që brejnë; si minjtë,
Kudo qê kalërojnë, si hienat,
Me të huajt,-t’i godasin shqiptarët!
27 Shkurt, 2022
KOPUKËVE
(Parodi)
Për kopukun dhe të marrin e sfilitur,
Me revoltë-çudie,-do të thoshte poeti;
Siç e bëri, kur qe i ngopur, hajvani dykëmbësh,
Fjalët e veta, i hëngri, kur qe i uritur, Sharlatani Babëzitur.
Mbase, që kjo marrëzi, se, ndodhi njëherë…,
Nuk do të ishte, fataliste, as fatkeqësi,-tragjike,
Kjo, përtypje shtazore jetësore,
Në Shqipërinë tonë ndodhin, nga qindra e mijëra, “shqiptare”,
E, “shqiptarë” të mjerë, kokëboshe dhe kokëboshe të tjerë.
28 Shkurt, 2022
PËRVOJA
Përvoja është, – mëse e vërteta.
Ka lloj-lloj “ngjyrash”,-sundojnë:
Ngjyrat,-e bardhë, e zezë,
Që i sjellë jeta,-lumë ata, që s’gabojnë!…
28 shkurt 2022
2022-03-05