Home / Opinion / PSE NUK DOLËN PARA DREJTËSISË SHQIPTARE AS NDËRKOMBËTARE KRIMINELËT E DËSHMORËVE TË JANARIT?!

PSE NUK DOLËN PARA DREJTËSISË SHQIPTARE AS NDËRKOMBËTARE KRIMINELËT E DËSHMORËVE TË JANARIT?!

Shkruan: Nga znj, Spiropali

Populli është si Zoti, vonon, por nuk harron! Herët a vonë, do të ketë një përgjigje të plotë për atë që ndodhi në 21 janar, kur pushteti okult dha dënimin e fundit në Shqipëri për “krime” politike duke pushkatuar pa gjyq katër demonstrues paqësorë dhe plagosi dhjetra të tjerë. Në politikë ka dy lloj fajësish, morale dhe penale.

Të parën, shqiptarët e kanë nënshkruar tre herë rresht me votë duke ndëshkuar mëkatarët e qeverisjes së djeshme. Fajësia e dytë do të provohet deri në fund nga sistemi i drejtësisë. Kur? Të vrarët kanë më shumë durim se të gjallët e etur për drejtësi, por të gjallët kanë më shumë nevojë se kurrë për drejtësinë e vërtetë që të mos iu shembet bota e tyre.

Hekuran, Ziver, Faik, Aleks! Lule, mall dhe lutje për Ju! Mall në çdo ditë viti që rend drejt 21 Janarit dhe lutje që Shqipëria të mos provojë kurrë më krimin politik që qëllon me plumba qytetarët e saj!

ANTI-AMERIKANËT NË KOSOVË JANË SHKELËSIT E ...

Shkruan: Fadil Shyti

          REAGIM

Respekt për ty, znj Elisa Spiropali?!

Ke shkruar për mrekulli, jo veç si politikane, por edhe sikur tē ishe motër nē ndonjë kishë mesjetare, e tej, tej mesjetare; mirëpo, “Nga e thëna nè tē bērë, ēshtë një det i tërë”

(Populli).

Do të kērkoja prej teje që, gjatë një takimi pune, këto ditë, t’i thuash, Kryeministrit, Edi Rama dhe klikês së tij; nēse ty ke guxim prej shqiptareje, se, druaj do ta humbësh pushtetin; pushtetin qē s’ta dha  Edi Rama, por, vota e popullit.

-Nēse ke guximin prej shqiptareje thuaj pra: 

“Pse pushteti juaj, lejoi të kalojnē kaq vite dhe kriminelët me “nē krye” Saliun të shëtisin ende tē lirē bulevardeve të krimit nē Tiranë”?!

-Aha!  Sa, nuk harrova:

Ju paskan penguar Amerika, Gjermania dhe Italia;-këto vende den baba den, mike qē nga koha e Babë Myslimit?!

Nëse keni harruar ju, ne s’ harrojmë?!

Kur Edi Rama dhe PSSH ishte në opozitë, po ato ditë qē u vranē 4 demonstruesit krejt të pafajshëm, zotohej qé: “Kriminelët do të dalin para gjyqit, për vrasjen e 4 demonstruesve duarthatë”.

Turp!

-E di qé ky reagim imi, nuk i vë dot, kriminelēt para drejtésisë, mirëpo çështja ështē se, mē mirë një reagim intelektual shqiptar dhe njerëzor sesa, të heshtim si mumiet, kur hapur po shkilet drejtësia, ju nuk po ndërmerrni asgjē. Dua qé me kētē reagim tē shkurtër të godas sê paku moralisht, TRE palë politikanē dhe kriminelēt e brendshēm: Saliun me PDSH, Ramën me PSSH dhe Metēn -“ish” LSI, alias Monikēn e LSI-së.

-E them troç!

-Sikur të kisha mundësi, kēto klika reaksionare, mbeturina tradhētare, do t’i kalbja nē burgjet e Shqipērisē, sepse jo qindra; por me mijēra e mijëra shqiptarē dhe shqiptare i maltreruan, i burgosën dhe i vranē gjatë sundimit tē tyre dhje-tokratik kēto 30 vite të kapitalizmit tē egër; brenda e jashtē atdheut.

Shqiptarët dhe shqiptaret, po maltretohen kur po detyrohen që, pēr tē bërë jetë normale; nga plagët e kētyre regjimeve tē poshtra konfliktuoze, skandaloze; si papunēsia, hajnitë, turpet dhe krimet; janē duke emigruar sikur në Shqipērinē tonë të ishte vērtet gjendje lufte, po kjo gjendje lufte e pashpallur…

Në kētē reagim, drejtuar znj, Spiro Pali; nuk i kurseva, as faktorët e jashtēm si Amerikën, Gjermaninē dhe Italinē, por, edhe të tjera shtete qé, politikani e diplomati, Paskal Milo, nuk i ka cekur; kur këto ditë deklaroi:

“Ne, në vitin 1998  deshëm t’ia heqim imunitetin, Sali Berishës, kjo i paraprinte burgosjes tē Saliut, por Amerika, Gjermania dhe Italia nuk na lejuan, me kērcēnimet”:

“Nëse e burgosni Saliun, ne do t’ua ndalonim ndihmat ekonomike”.

-A nuk ēshtē kjo ndērhyrje direkte flagrante nē punët e drejtësisē tē njē shteti tjerër; qé e pretendojnê si vend mik?!

Kjo ēshtē fatkeqēsi e dyfishtë e mē shumë; kur dihet fakti qê, edhe nē rastin e krimit nga sulmi i shovinistëve grekē nē Peshkēpi tē jugut shqiptar, 1994; pasi prokuroria dhe pushteti shqiptar i zbuloi kriminelēt qé i vranē e plagosēn nē befasi disa rekrutē ushtarakë; (kujtoj, ishin 7-tē djelmosha, qé u sulmuan natēn vonë kur ishin në gjumē) me ndērhyrjen e Amerikēs “mike” tē qarqeve reaksionare, Qeveria e qullosur, nē “krye” me Sali Kriminelin, u dorēzua pa zhurmē, nē heshtje turpi i liroi tē gjithē tē akuzuarit shovinistê, banditët grekë nga burgu.

-Mbase kur jemi kētu, nuk ēshtē faji vetēm i reaksionit më tē zi, por, edhe faji buron nga elektorati derēzi dhe babēzi qē, për interesa-lakmi tē ndryshme; po e shet besimin e vet; po i voton qé tē sundojnë në rotacion neofashistēt e Saliut dhe të Metës dhe neonazistët e Ramës.

Jo, kēta pizevengē dhje-torish/-të, nuk i kishin, as i kanē kēllçet, guximin, diturinē dhe vendosmērinē e Enver Shqiptarit,

i cili nē krye tē PKSH/PPSH, për afēr gjysmē shekulli armiqve, “miqve” dhe tradhëtarëve:

 “Ua tregoi, vendin te thana”.

-Kur ushtaraku i lig, Panajot Plaku, iku si dikur Ahmet Zogu nē Beograd, pas pak kohe, gjeniu Enver, mori njē letër nga revizionisti dhe armiku me damkē i kombit shqiptar, Nikita Hrushovi, ai kokëderri faqezi, Enverit tonē i shkruante:

“Panajot Plaku qenka arratisur në Jugosllavi, atje paska kērkuar mbrojtje, azil politik, Titoja mē shkroi me ç’rast pēr të; kērkon dhe ndihmēn time, pēr rehabilitimin dhe lejimin e kthimit tē tij nē Tiranē”.

-Pasi e lexova letrēn,-shkruan gjeniu, Enver, u konsultova me shokët e Partisë, Nikita Hrushovit, letrën ia kthyem menjēherē, mēsa vijon: 

“Z, Nikita Hrushov!

Panajot Plaku, mund tē kthehet nē Tiranë. Mirëpo, nēse provon kthehet, Partia dhe pushteti popullor, do ta var, m’u në mes të Tiranës”.

Ja, shembull si ky, kaq konkret, kaq i guximshēm, nuk duan shpjegime tē mētejshme….

Kështu, ua jepnin reston Enveri dhe Partia armiqve dhe tradhētarëve tē çfardo ngjyre, gjuhe dhe flamuri.

Lavdi Enver Shqipos!

Lavdi PPSH!

23 Janar, 2022

About admin

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...